Policia e shtetit27 kilogramë argjend pa asnjë dokument, Policia procedon penalisht dy persona
1 min čitanja
Policia e shtetit
27 kilogramë argjend pa asnjë dokument, Policia procedon penalisht dy persona
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka sekuestruar 27 kilogramë argjend në Korçë, ndërkaq lidhur me këtë ka proceduar penalisht dy persona.Në njoftim bëhet e ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si rezultat i hetimit të kryer me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Silver”, në kuadër të të cilit u proceduan penalisht shtetasit E. M., 45 vjeç dhe S. P., 65 vjeç, të dy banues në Tiranë. “Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në shëtitoren ‘Shën Gjergji’, në qytetin e Korçës, duke shitur bizhuteri argjendi, pa lëshuar fatura tatimore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bizhuteri argjendi, me peshë 27 kg, pa asnjë dokument shoqërues”, thuhet në njoftim. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës apo faturës tatimore". /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.