Britania e madheNjëri nga të dyshuarit në bazën ushtarake britanike RAF Fairford, telefonoi policinë pak para arrestimit
2 min čitanja
Britania e madhe
Njëri nga të dyshuarit në bazën ushtarake britanike RAF Fairford, telefonoi policinë pak para arrestimit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Njëri nga pesë burrat e arrestuar pranë bazës ushtarake RAF Fairford në Britani kishte telefonuar vetë policinë rreth një orë para arrestimit, ndërsa hetimi për një komplot të dyshuar terrorist pranë bazës vazhdon.Pesë burrat, të gjithë nga Londra dhe të moshave 23 deri në 25 vjeç, u arrestuan të dielën nën dyshimet për vepra që lidhen me eksplozivët dhe përgatitje të një akti terrorist. Policia ishte vënë në alarm pasi një fermer kishte raportuar tre furgonë që bllokonin një rrugë pranë bazës.Tani është bërë e ditur se njëri prej të dyshuarve kishte kontaktuar autoritetet rreth një orë përpara telefonatës së fermerit. Ky zhvillim u raportua fillimisht nga The Times.Të pesë të dyshuarit u liruan të hënën me garanci policore, por mbeten nën hetim dhe duhet të respektojnë kushte të rrepta të vendosura nga autoritetet, transmeton Telegrafi.Policia kundër terrorizmit konfirmoi të martën se në tre furgonët e ndaluar pranë bazës nuk u gjetën pajisje eksplozive, ndërsa u sekuestrua një sasi benzine. Kërkimet në banesat e të dyshuarve janë gjithashtu përfunduar.RAF Fairford është një bazë e rëndësishme e përdorur nga ushtria amerikane dhe, gjatë muajve të fundit, ka shërbyer për operacione ajrore kundër Iranit. Pikërisht kjo ka bërë që hetuesit të shqyrtojnë edhe mundësinë e një lidhjeje me një aktor të huaj.Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se incidenti “qartazi” përfshinte një aktor të huaj, por nuk dha prova apo detaje që do të tregonin se cili shtet mund të ishte i përfshirë.Edhe presidenti amerikan Donald Trump tha se ishte i befasuar nga vendimi për lirimin e të dyshuarve me garanci. Trump deklaroi gjithashtu se incidenti ishte pjesë e një hetimi afatgjatë ku Washingtoni ishte i përfshirë.Megjithatë, autoritetet britanike kanë theksuar se hetimi mbetet në zhvillim dhe se vendimi për lirimin e të dyshuarve është marrë mbi bazën e vlerësimit të rrezikut dhe strategjisë hetimore. Laurence Taylor, zyrtar i lartë i policisë kundër terrorizmit, tha se siguria e
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.