PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjakova lokaleNga 2 tetori nis shikimi publik i të dhënave kadastrale në 115 zona
2 min čitanja
Gjakova lokale

Nga 2 tetori nis shikimi publik i të dhënave kadastrale në 115 zona

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka njoftuar se nga 2 tetori 2026 do të nisë shikimi publik i të dhënave kadastrale në 115 zona kadastrale, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.Sipas njoftimit, procesi u mundëson qytetarëve të shikojnë dhe verifikojnë të dhënat kadastrale, në përputhje me procedurat e përcaktuara, si dhe të paraqesin vërejtjet eventuale.Zonat kadastrale janë të ndara në pesë lote dhe përfshijnë komuna nga të gjitha rajonet e Kosovës.Në Lotin 1 janë përfshirë zona kadastrale në Deçan, Gjakovë, Istog, Klinë, Pejë dhe Rahovec.Loti 2 përfshin zona në Dragash, Ferizaj, Malishevë, Prizren, Shtërpcë, Shtime dhe Suharekë.Në Lotin 3 janë përfshirë Fushë Kosova, Gllogoci, Mitrovica, Skënderaj dhe Vushtrria.Loti 4 përfshin Graçanicën, Lipjanin, Novobërdën, Obiliqin, Podujevën dhe Prishtinën, ndërsa në Lotin 5 janë përfshirë Gjilani, Hani i Elezit, Kaçaniku, Kamenica, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu dhe Vitia.Në kuadër të këtij procesi, qytetarët në zonat përkatëse do të kenë mundësi të kontrollojnë të dhënat që lidhen me pronat e tyre dhe të paraqesin vërejtjet eventuale sipas procedurave të përcaktuara.Agjencia Kadastrale e Kosovës ka bërë të ditur se informimi më i detajuar për zhvillimin e shikimit publik do të bëhet në secilën zonë kadastrale përmes mediave lokale, posterëve dhe fletëpalosjeve.AKK u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këtë proces dhe ta shfrytëzojnë mundësinë për verifikimin e të dhënave kadastrale. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka njoftuar se nga 2 tetori 2026 do të nisë shikimi publik i të dhënave kadastrale në 115 zona kadastrale, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.Sipas njoftimit, procesi u mundëson qytetarëve të shikojnë dhe verifikojnë të dhënat kadastrale, në përputhje me procedurat e përcaktuara, si dhe të paraqesin vërejtjet eventuale.Zonat kadastrale janë të ndara në pesë lote dhe përfshijnë komuna nga të gjitha rajonet e Kosovës.Në Lotin 1 janë përfshirë zona kadastrale në Deçan, Gjakovë, Istog, Klinë, Pejë dhe Rahovec.Loti 2 përfshin zona në Dragash, Ferizaj, Malishevë, Prizren, Shtërpcë, Shtime dhe Suharekë.Në Lotin 3 janë përfshirë Fushë Kosova, Gllogoci, Mitrovica, Skënderaj dhe Vushtrria.Loti 4 përfshin Graçanicën, Lipjanin, Novobërdën, Obiliqin, Podujevën dhe Prishtinën, ndërsa në Lotin 5 janë përfshirë Gjilani, Hani i Elezit, Kaçaniku, Kamenica, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu dhe Vitia.Në kuadër të këtij procesi, qytetarët në zonat përkatëse do të kenë mundësi të kontrollojnë të dhënat që lidhen me pronat e tyre dhe të paraqesin vërejtjet eventuale sipas procedurave të përcaktuara.Agjencia Kadastrale e Kosovës ka bërë të ditur se informimi më i detajuar për zhvillimin e shikimit publik do të bëhet në secilën zonë kadastrale përmes mediave lokale, posterëve dhe fletëpalosjeve.AKK u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këtë proces dhe ta shfrytëzojnë mundësinë për verifikimin e të dhënave kadastrale. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…