Foto: TelegrafiIz objave izvora
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar marrëveshjen e arritur mes përfaqësuesve të subjekteve politike shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci për një listë të përbashkët koalicioni në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi.Duke folur në mbledhjen e Qeverisë, Kurti e ka cilësuar bashkimin e subjekteve politike shqiptare si një hap të rëndësishëm, me synim arritjen e një rezultati që, sipas tij, mund ta bëjë marrëveshjen historike për shqiptarët e Luginës.“Një hap i rëndësishëm ky i bashkimit me synim arritjen e një rezultati që këtë marrëveshje mund ta bëjë historike për shqiptarët e Luginës në përpjekjet kundër diskriminimit e përjashtimit, sikurse dhe kundër spastrimit etnik administrativ”, tha Kurti.Ai ka folur edhe për atë që e konsideron si asimetri në të drejtat e komuniteteve shqiptare në Serbi dhe atyre serbe në Kosovë.“Të gjithë e dimë për asimetrinë e të drejtave, që është padrejtësi eklatante. Serbët në Kosovë i kanë të garantuara 10 ulëse nga 120 sa i ka gjithsej Kuvendi i Kosovës, e me këtë qasje shqiptarët e Luginës do të duhej të kishin së paku 5 ulëse të garantuara në Parlamentin e Serbisë, që numëron 250 ulëse”, u shpreh kryeministri.Kurti tha se përfaqësimi i garantuar duhet të jetë parim që zbatohet në të dyja vendet.“Përfaqësimi i garantuar është një parim që duhet të vlejë si në Kosovë ashtu edhe në Serbi”, theksoi ai.Në fund, Kurti e cilësoi bashkimin e subjekteve politike shqiptare në Luginë si një nismë mbi të cilën, sipas tij, duhet të punohet me besim dhe përkushtim.“Kjo është një nismë e rëndësishme, mbi të cilën duhet ndërtuar me besim të ndërsjellë dhe me shumë punë e përkushtim”, tha Kurti. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.