PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kombëtarja e spanjësMediat spanjolle pa mëshirë ndaj Kroacisë: Spanja e ktheu ndeshjen në një lojë shahu
2 min čitanja
Kombëtarja e spanjës

Mediat spanjolle pa mëshirë ndaj Kroacisë: Spanja e ktheu ndeshjen në një lojë shahu

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Spanja e konfirmoi edhe një herë forcën e saj në përballjen ndaj Kroacisë, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-1 në kuadër të Ligës së Kombeve.Kampionët në fuqi të botës zhvilluan një paraqitje dominuese dhe mediat kryesore spanjolle e kanë vlerësuar lart lojën e “La Furies Roja”, duke vënë në pah vështirësitë e mëdha të Kroacisë për të konkurruar gjatë ndeshjes.“Marca” shkruan se Spanja e vendosi shumë shpejt Kroacinë në një pozitë të vështirë, duke e kontrolluar lojën dhe duke mos i lejuar kundërshtarit të krijojë ritëm. “Spanja e ktheu ndeshjen ndaj Kroacisë në një lojë shahu. Topi ishte një objekt i panjohur për një ekip që e ndjeu mungesën e Modricit në formacionin titullar”, shkruan mediumi spanjoll.“Marca” ka kritikuar gjithashtu portierin Dominik Livakovic për reagimin te goli i tretë i Spanjës, i shënuar nga Lamine Yamal.“Lëvizja e Yamalit ishte e shkëlqyer, por Livakovic duhej ta mbyllte më mirë këndin e afërt”, thuhet në analizën e gazetës.Edhe “AS” ishte i ashpër në vlerësimin e paraqitjes së Kroacisë, duke theksuar mungesën e kontrollit dhe cilësisë në lojën e saj. “Kroacia nuk pati as kontroll, as cilësi, ndërsa Modric e ndoqi ndeshjen nga banka pas një tjetër paraqitjeje të shkëlqyer të shtunën e kaluar në Çeki”, shkruan “AS”.Mediumi spanjoll u ndal edhe te diferenca në moshën mes dy skuadrave. Spanja e nisi ndeshjen me një mesatare prej 24.8 vitesh, ndërsa Kroacia me 28.1.“Simboli i Kroacisë së vjetër është Ivan Perisic, 37-vjeçar, i cili mbajti shiritin e kapitenit, pasi Modric e nisi ndeshjen nga banka”, përfundon “AS”. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Spanja e konfirmoi edhe një herë forcën e saj në përballjen ndaj Kroacisë, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-1 në kuadër të Ligës së Kombeve.Kampionët në fuqi të botës zhvilluan një paraqitje dominuese dhe mediat kryesore spanjolle e kanë vlerësuar lart lojën e “La Furies Roja”, duke vënë në pah vështirësitë e mëdha të Kroacisë për të konkurruar gjatë ndeshjes.“Marca” shkruan se Spanja e vendosi shumë shpejt Kroacinë në një pozitë të vështirë, duke e kontrolluar lojën dhe duke mos i lejuar kundërshtarit të krijojë ritëm. “Spanja e ktheu ndeshjen ndaj Kroacisë në një lojë shahu. Topi ishte një objekt i panjohur për një ekip që e ndjeu mungesën e Modricit në formacionin titullar”, shkruan mediumi spanjoll.“Marca” ka kritikuar gjithashtu portierin Dominik Livakovic për reagimin te goli i tretë i Spanjës, i shënuar nga Lamine Yamal.“Lëvizja e Yamalit ishte e shkëlqyer, por Livakovic duhej ta mbyllte më mirë këndin e afërt”, thuhet në analizën e gazetës.Edhe “AS” ishte i ashpër në vlerësimin e paraqitjes së Kroacisë, duke theksuar mungesën e kontrollit dhe cilësisë në lojën e saj. “Kroacia nuk pati as kontroll, as cilësi, ndërsa Modric e ndoqi ndeshjen nga banka pas një tjetër paraqitjeje të shkëlqyer të shtunën e kaluar në Çeki”, shkruan “AS”.Mediumi spanjoll u ndal edhe te diferenca në moshën mes dy skuadrave. Spanja e nisi ndeshjen me një mesatare prej 24.8 vitesh, ndërsa Kroacia me 28.1.“Simboli i Kroacisë së vjetër është Ivan Perisic, 37-vjeçar, i cili mbajti shiritin e kapitenit, pasi Modric e nisi ndeshjen nga banka”, përfundon “AS”. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…