PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VijestiKurti kërkon bashkëpunim politik për kundërshtimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
2 min čitanja
Vijesti

Kurti kërkon bashkëpunim politik për kundërshtimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ngritur shqetësimin për aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës.Kurti ka thënë se aktgjykimi është “i padrejtë juridikisht e moralisht, dhe i pasaktë historikisht e faktikisht”, duke shprehur pritjen që mangësitë dhe padrejtësitë e pretenduara të adresohen në procedurën e apelit.“Mbrëmjen e së enjtes së 24 shtatorit u ktheva nga vizita në SHBA. Ishte vizitë e dendur, përplot takime me liderë e zyrtarë të lartë të shteteve mike të vendit tonë, por edhe me drejtues të institucioneve ndërkombëtare dhe me mërgatën tonë të çmuar”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë.Ai ka bërë të ditur se në takimet e zhvilluara në SHBA ka diskutuar edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.“Në secilin takim shpreha shqetësimin e thellë për aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara për ish-krerët e UÇK-së, i cili është i padrejtë juridikisht e moralisht, dhe i pasaktë historikisht e faktikisht. Presim që në apel të adresohen padrejtësitë dhe mangësitë e këtij aktgjykimi”, tha ai.Kurti ka treguar se të dielën ka zhvilluar takime të ndara me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ku kanë diskutuar për veprimet e përbashkëta lidhur me aktgjykimin.“Jemi takuar ndaras me Bedri Hamzën nga PDK dhe Lumir Abdixhikun nga LDK për të diskutuar lidhur me veprimet e përbashkëta në raport me aktgjykimin e padrejtë dhe të rëndë të 16 shtatorit, por edhe për sfidat që na presin në aspektin institucional, politik e shtetëror”, u shpreh Kurti.Ai ka vlerësuar edhe deklaratën e miratuar në Kuvendin e Kosovës me 99 vota, duke e cilësuar atë si një hap të parë të përbashkët.“Deklarata e miratuar me 99 vota për në Kuvend është hapi i parë i përbashkët, që më shumë se që krijon efekt juridik është shprehje e vullnetit të pop

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ngritur shqetësimin për aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës.Kurti ka thënë se aktgjykimi është “i padrejtë juridikisht e moralisht, dhe i pasaktë historikisht e faktikisht”, duke shprehur pritjen që mangësitë dhe padrejtësitë e pretenduara të adresohen në procedurën e apelit.“Mbrëmjen e së enjtes së 24 shtatorit u ktheva nga vizita në SHBA. Ishte vizitë e dendur, përplot takime me liderë e zyrtarë të lartë të shteteve mike të vendit tonë, por edhe me drejtues të institucioneve ndërkombëtare dhe me mërgatën tonë të çmuar”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë.Ai ka bërë të ditur se në takimet e zhvilluara në SHBA ka diskutuar edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.“Në secilin takim shpreha shqetësimin e thellë për aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara për ish-krerët e UÇK-së, i cili është i padrejtë juridikisht e moralisht, dhe i pasaktë historikisht e faktikisht. Presim që në apel të adresohen padrejtësitë dhe mangësitë e këtij aktgjykimi”, tha ai.Kurti ka treguar se të dielën ka zhvilluar takime të ndara me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ku kanë diskutuar për veprimet e përbashkëta lidhur me aktgjykimin.“Jemi takuar ndaras me Bedri Hamzën nga PDK dhe Lumir Abdixhikun nga LDK për të diskutuar lidhur me veprimet e përbashkëta në raport me aktgjykimin e padrejtë dhe të rëndë të 16 shtatorit, por edhe për sfidat që na presin në aspektin institucional, politik e shtetëror”, u shpreh Kurti.Ai ka vlerësuar edhe deklaratën e miratuar në Kuvendin e Kosovës me 99 vota, duke e cilësuar atë si një hap të parë të përbashkët.“Deklarata e miratuar me 99 vota për në Kuvend është hapi i parë i përbashkët, që më shumë se që krijon efekt juridik është shprehje e vullnetit të pop

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…