PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Prishtina lokaleSveçla: Vendimi për dhënien e Tulltores në shfrytëzim për 50 vjet është i paligjshëm
2 min čitanja
Prishtina lokale

Sveçla: Vendimi për dhënien e Tulltores në shfrytëzim për 50 vjet është i paligjshëm

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryesuesi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka deklaruar se vendimi për dhënien në shfrytëzim të Tulltores së qytetit për 50 vjet është në kundërshtim me ligjin.Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se ky është vlerësim i Departamentit Ligjor të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).“Departamenti Ligjor i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal ka vlerësuar se vendimi i Kuvendit Komunal të Prishtinës për dhënien në shfrytëzim të Tulltores së qytetit për 50 vjet është në kundërshtim me normat ligjore që rregullojnë këtë fushë”, ka shkruar Sveçla.Ai ka theksuar se Tulltorja vazhdon të jetë në pronësi dhe menaxhim të Komunës së Prishtinës. Miratohet projekti për Tulltoren, Rama: Toka jepet në shfrytëzim për 50 vjet “Tulltorja mbetet në pronësi dhe menaxhim të Komunës së Prishtinës”, ka deklaruar ai.Sveçla i ka bërë thirrje kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që të ndalojë, siç ka thënë ai, përpjekjet për tjetërsimin e pasurisë publike.“Ftojmë Kryetarin e Kryeqytetit të ndalojë përpjekjet për tjetërsimin e pasurisë publike të qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar ai.Sipas tij, projekti i planifikuar për Tulltoren duhet të realizohet nga Komuna e Prishtinës dhe të financohet përmes buxhetit komunal.“Projekti i paraparë për Tulltoren duhet të financohet nga buxheti komunal dhe të realizohet nga vetë Komuna”, ka përfunduar Sveçla. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryesuesi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka deklaruar se vendimi për dhënien në shfrytëzim të Tulltores së qytetit për 50 vjet është në kundërshtim me ligjin.Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se ky është vlerësim i Departamentit Ligjor të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).“Departamenti Ligjor i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal ka vlerësuar se vendimi i Kuvendit Komunal të Prishtinës për dhënien në shfrytëzim të Tulltores së qytetit për 50 vjet është në kundërshtim me normat ligjore që rregullojnë këtë fushë”, ka shkruar Sveçla.Ai ka theksuar se Tulltorja vazhdon të jetë në pronësi dhe menaxhim të Komunës së Prishtinës. Miratohet projekti për Tulltoren, Rama: Toka jepet në shfrytëzim për 50 vjet “Tulltorja mbetet në pronësi dhe menaxhim të Komunës së Prishtinës”, ka deklaruar ai.Sveçla i ka bërë thirrje kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që të ndalojë, siç ka thënë ai, përpjekjet për tjetërsimin e pasurisë publike.“Ftojmë Kryetarin e Kryeqytetit të ndalojë përpjekjet për tjetërsimin e pasurisë publike të qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar ai.Sipas tij, projekti i planifikuar për Tulltoren duhet të realizohet nga Komuna e Prishtinës dhe të financohet përmes buxhetit komunal.“Projekti i paraparë për Tulltoren duhet të financohet nga buxheti komunal dhe të realizohet nga vetë Komuna”, ka përfunduar Sveçla. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…