PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Dron rusNjë dron rus hyn në Moldavi dhe shpërthen në territorin e saj
1 min čitanja
Dron rus

Një dron rus hyn në Moldavi dhe shpërthen në territorin e saj

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një dron rus, i lëshuar nga Rusia kundër Ukrainës, shpërtheu në territorin e Moldavisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Moldavisë më 30 shtator.Këtë e raporton Ukrinform, duke iu referuar portalit Point.md.Sipas policisë, rreth orës 05:40 të mëngjesit, ata morën një njoftim për një dron që po fluturonte në lartësi të ulët mbi bashkinë e Benderit, përcjell Telegrafi.Në orën 05:43, ai u rrëzua në një zonë të hapur jashtë fshatit Hîrbovăț, në distriktin Anenii Noi, dhe shpërtheu. Fshati ndodhet përafërsisht 20 km larg kufirit me rajonin e Odesës në Ukrainë.Fillimisht nuk u raportua për viktima.Megjithatë, zona është rrethuar dhe në vendngjarje po punojnë njësi të specializuara të policisë. Ekspertët po shqyrtojnë objektin dhe po përcaktojnë të gjitha rrethanat e incidentit."Shërbimi i Operacioneve Ajrore vazhdon të monitorojë hapësirën ajrore në bashkëpunim me autoritetet dhe partnerët përkatës", deklaroi Ministria e Mbrojtjes.Siç është raportuar më parë nga Ukrinform, forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë neutralizuar pesë raketa balistike dhe 155 dronë, të përdorur nga forcat ruse për të sulmuar Ukrainën që nga mbrëmja e 29 shtatorit. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një dron rus, i lëshuar nga Rusia kundër Ukrainës, shpërtheu në territorin e Moldavisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Moldavisë më 30 shtator.Këtë e raporton Ukrinform, duke iu referuar portalit Point.md.Sipas policisë, rreth orës 05:40 të mëngjesit, ata morën një njoftim për një dron që po fluturonte në lartësi të ulët mbi bashkinë e Benderit, përcjell Telegrafi.Në orën 05:43, ai u rrëzua në një zonë të hapur jashtë fshatit Hîrbovăț, në distriktin Anenii Noi, dhe shpërtheu. Fshati ndodhet përafërsisht 20 km larg kufirit me rajonin e Odesës në Ukrainë.Fillimisht nuk u raportua për viktima.Megjithatë, zona është rrethuar dhe në vendngjarje po punojnë njësi të specializuara të policisë. Ekspertët po shqyrtojnë objektin dhe po përcaktojnë të gjitha rrethanat e incidentit."Shërbimi i Operacioneve Ajrore vazhdon të monitorojë hapësirën ajrore në bashkëpunim me autoritetet dhe partnerët përkatës", deklaroi Ministria e Mbrojtjes.Siç është raportuar më parë nga Ukrinform, forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë neutralizuar pesë raketa balistike dhe 155 dronë, të përdorur nga forcat ruse për të sulmuar Ukrainën që nga mbrëmja e 29 shtatorit. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…