Peja lokaleHidrodrini u bën thirrje banorëve të “Jarinës” për kyçje në rrjetin e ri të ujësjellësit
1 min čitanja
Peja lokale
Hidrodrini u bën thirrje banorëve të “Jarinës” për kyçje në rrjetin e ri të ujësjellësit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
KRU “Hidrodrini” ka përsëritur thirrjen për konsumatorët e B.T. “Jarina” në Pejë që sa më shpejt të realizojnë kyçjet brenda shtëpiake në sistemin e ri të ujësjellësit.Sipas njoftimit, në këtë zonë është përfunduar një projekt investiv për ndërtimin e sistemit të ri furnizues, përmes të cilit gypat e vjetër prej azbesti po zëvendësohen me gypa të rinj prej polietileni.KRU “Hidrodrini” ka bërë të ditur se gypi i ri tashmë është vendosur përgjatë rrugës publike, ndërsa gypi i vjetër, i cili në shumicën e rasteve kalonte nëpër prona private, do të ndërpritet përfundimisht.Sipas kompanisë, investimi pritet të ndikojë në rritjen e cilësisë, sasisë dhe sigurisë së furnizimit me ujë.Kompania ka theksuar se kyçjet brenda shtëpive dhe oborreve janë përgjegjësi e pronarëve të pronave, ndërsa ekipet teknike do të jenë vazhdimisht në terren për monitorimin e procesit dhe mbarëvajtjen e punimeve.KRU “Hidrodrini” ka kërkuar bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët gjatë realizimit të këtij procesi. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.