PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
As romaRoma ua ndalon yjeve udhëtimin në Argjentinë, klubi lëshon një deklaratë dhe i dërgon një mesazh Messit
2 min čitanja
As roma

Roma ua ndalon yjeve udhëtimin në Argjentinë, klubi lëshon një deklaratë dhe i dërgon një mesazh Messit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Roma ka konfirmuar zyrtarisht se Paulo Dybala dhe Nahuel Molina nuk do të udhëtojnë drejt Argjentinës për ndeshjen e lamtumirës së Lionel Messit me përfaqësuesen e Argjentinës.Mediat italiane raportuan disa ditë më parë se dy futbollistët nuk kishin marrë lejen e klubit për t’iu bashkuar kombëtares argjentinase për ndeshjen e planifikuar më 6 tetor ndaj Beninit, e cila pritet të jetë paraqitja e fundit e Messit me fanellën e Argjentinës. Roma tashmë ka dalë me një njoftim zyrtar, duke shpjeguar arsyet e vendimit për të mos i lejuar lojtarët të udhëtojnë.“Klubi është i vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj mundësie për të dy lojtarët, të cilët kanë një marrëdhënie të afërt me Messin dhe që, së bashku me të, ishin pjesë e përfaqësueses së Argjentinës që fitoi Kupën e Botës në vitin 2022”.La nota del Club 📄 https://t.co/JAGXnRVoYh #ASRoma pic.twitter.com/pv3ZQ0ijgb — AS Roma (@OfficialASRoma) September 29, 2026 “Vendimi është marrë për arsye sportive dhe logjistike, duke marrë parasysh kohëzgjatjen e udhëtimit dhe afërsinë e ndeshjeve të ardhshme zyrtare të ekipit”, thuhet në komunikatën e klubit italian. Në fund të njoftimit, Roma shprehu respektin maksimal për Lionel Messin dhe karrierën e tij, ndërsa i uroi suksese Federatës Argjentinase të Futbollit.Messi deri më tani ka zhvilluar 207 paraqitje me Argjentinën, duke shënuar 125 gola.Me tetë trofe të “Topit të Artë” në koleksionin e tij, ylli argjentinas pritet t’i japë fund karrierës ndërkombëtare si kampion bote, pas triumfit në Katar në vitin 2022. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Roma ka konfirmuar zyrtarisht se Paulo Dybala dhe Nahuel Molina nuk do të udhëtojnë drejt Argjentinës për ndeshjen e lamtumirës së Lionel Messit me përfaqësuesen e Argjentinës.Mediat italiane raportuan disa ditë më parë se dy futbollistët nuk kishin marrë lejen e klubit për t’iu bashkuar kombëtares argjentinase për ndeshjen e planifikuar më 6 tetor ndaj Beninit, e cila pritet të jetë paraqitja e fundit e Messit me fanellën e Argjentinës. Roma tashmë ka dalë me një njoftim zyrtar, duke shpjeguar arsyet e vendimit për të mos i lejuar lojtarët të udhëtojnë.“Klubi është i vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj mundësie për të dy lojtarët, të cilët kanë një marrëdhënie të afërt me Messin dhe që, së bashku me të, ishin pjesë e përfaqësueses së Argjentinës që fitoi Kupën e Botës në vitin 2022”.La nota del Club 📄 https://t.co/JAGXnRVoYh #ASRoma pic.twitter.com/pv3ZQ0ijgb — AS Roma (@OfficialASRoma) September 29, 2026 “Vendimi është marrë për arsye sportive dhe logjistike, duke marrë parasysh kohëzgjatjen e udhëtimit dhe afërsinë e ndeshjeve të ardhshme zyrtare të ekipit”, thuhet në komunikatën e klubit italian. Në fund të njoftimit, Roma shprehu respektin maksimal për Lionel Messin dhe karrierën e tij, ndërsa i uroi suksese Federatës Argjentinase të Futbollit.Messi deri më tani ka zhvilluar 207 paraqitje me Argjentinën, duke shënuar 125 gola.Me tetë trofe të “Topit të Artë” në koleksionin e tij, ylli argjentinas pritet t’i japë fund karrierës ndërkombëtare si kampion bote, pas triumfit në Katar në vitin 2022. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…