PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Von der leyenVon der Leyen nis nga Tirana turneun në Ballkanin Perëndimor, të enjten viziton Kosovën – pse Serbia dhe Bosnja e Hercegovina mbetën jashtë agjendës?
2 min čitanja
Von der leyen

Von der Leyen nis nga Tirana turneun në Ballkanin Perëndimor, të enjten viziton Kosovën – pse Serbia dhe Bosnja e Hercegovina mbetën jashtë agjendës?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nis sot në Tiranë turneun e saj të gjashtë vjetor në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit do të vizitojë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, shkruan Telegrafi.Sipas agjendës zyrtare vizita do të përqendrohet në hapat që duhet të ndërmarrin vendet partnere për të përparuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe në procesin e integrimit gradual. Ky proces mbështetet edhe nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej gjashtë miliardë eurosh.Von der Leyen do ta nisë turneun në Tiranë, ku do të zhvillojë takime me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe kryeministrin Edi Rama, transmeton Telegrafi.Sipas agjendës të enjten, më 1 tetor, ajo do të udhëtojë drejt Prishtinës, ku do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti. Po atë ditë, presidentja e Komisionit Evropian do të vazhdojë vizitën në Podgoricë, ku do të pritet nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, dhe kryeministri Milojko Spajiq.Turneu do të përfundojë të premten, më 2 tetor, në Shkup. Atje, Von der Leyen do të takohet me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.Gjatë qëndrimit në rajon, Von der Leyen do të vizitojë edhe disa projekte të financuara nga Bashkimi Evropian. Në mesin e tyre janë shkolla “Emin Duraku” në Tiranë, e rindërtuar pas dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019, objekti i ri i Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave të Natyrës në Prishtinë, si dhe Korridori VIII hekurudhor në Maqedoninë e Veriut.Në Podgoricë, ajo do të marrë pjesë në përurimin e Qendrës Kombëtare të Koordinimit. Qendra e re operacionale synon të forcojë menaxhimin e kufijve të Malit të Zi dhe të mundësojë shkëmbim më të mirë të informatave me vendet anëtare të BE-së dhe Frontex-in.Gjatë turneut janë paraparë edhe konferenca për media, të cilat do të transmetohen në platformën audioviz

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nis sot në Tiranë turneun e saj të gjashtë vjetor në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit do të vizitojë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, shkruan Telegrafi.Sipas agjendës zyrtare vizita do të përqendrohet në hapat që duhet të ndërmarrin vendet partnere për të përparuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe në procesin e integrimit gradual. Ky proces mbështetet edhe nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej gjashtë miliardë eurosh.Von der Leyen do ta nisë turneun në Tiranë, ku do të zhvillojë takime me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe kryeministrin Edi Rama, transmeton Telegrafi.Sipas agjendës të enjten, më 1 tetor, ajo do të udhëtojë drejt Prishtinës, ku do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti. Po atë ditë, presidentja e Komisionit Evropian do të vazhdojë vizitën në Podgoricë, ku do të pritet nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, dhe kryeministri Milojko Spajiq.Turneu do të përfundojë të premten, më 2 tetor, në Shkup. Atje, Von der Leyen do të takohet me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.Gjatë qëndrimit në rajon, Von der Leyen do të vizitojë edhe disa projekte të financuara nga Bashkimi Evropian. Në mesin e tyre janë shkolla “Emin Duraku” në Tiranë, e rindërtuar pas dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019, objekti i ri i Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave të Natyrës në Prishtinë, si dhe Korridori VIII hekurudhor në Maqedoninë e Veriut.Në Podgoricë, ajo do të marrë pjesë në përurimin e Qendrës Kombëtare të Koordinimit. Qendra e re operacionale synon të forcojë menaxhimin e kufijve të Malit të Zi dhe të mundësojë shkëmbim më të mirë të informatave me vendet anëtare të BE-së dhe Frontex-in.Gjatë turneut janë paraparë edhe konferenca për media, të cilat do të transmetohen në platformën audioviz

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…