PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kosta rikaIsh-nënkryetarja e Kosta Rikës mund të bëhet gruaja e parë që drejton OKB-në
2 min čitanja
Kosta rika

Ish-nënkryetarja e Kosta Rikës mund të bëhet gruaja e parë që drejton OKB-në

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ish-zëvendëspresidentja e Kosta Rikës, Rebeca Grynspan, kryeson ngushtë garën për t’u bërë sekretarja e ardhshme e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, sipas sondazhit të fundit joformal të Këshillit të Sigurimit.Në votimin e katërt sekret të 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, Grynspan mori 10 vota “pro”, ndërsa tri vende votuan kundër dhe dy u shprehën pa opinion, transmeton Telegrafi. Ambasadorja e Guajanës në OKB, Carolyn Rodrigues-Birkett, mori tetë vota “pro”, gjashtë kundër dhe një pa opinion. Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, argjentinasi Rafael Grossi, mori gjithashtu tetë vota “pro” dhe shtatë kundër.Grynspan kishte dalë në krye edhe në sondazhet e para dhe të tretat, ndërsa në sondazhin e gushtit vendin e parë e kishte marrë Rodrigues-Birkett. Procesi pritet të vazhdojë me disa raunde të tjera votimi, përpara se të arrihet një marrëveshje përfundimtare.Gara u ngushtua në shtatë kandidatë pasi ish-presidentja e Kilit, Michelle Bachelet, u tërhoq nga kandidatura këtë muaj. Aktualisht, mes emrave kryesorë janë Grynspan, Rodrigues-Birkett dhe Grossi, ndërsa procesi mbetet i hapur edhe për kandidatura të tjera.Nëse zgjidhet, Grynspan do të bëhej gruaja e parë në historinë më shumë se 80-vjeçare të OKB-së që drejton organizatën. Deri tani, asnjë grua nuk ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm.Sekretari i përgjithshëm aktual, António Guterres, do të largohet nga posti në fund të këtij viti, pas dy mandateve pesëvjeçare. Pasuesi i tij do të përballet me një periudhë të vështirë për organizatën, mes luftërave dhe krizave të shumta ndërkombëtare, reduktimit të kontributeve amerikane dhe shqetësimeve për ndikimin politik të OKB-së.Procesi i përzgjedhjes është veçanërisht kompleks, pasi kandidati duhet të sigurojë mbështetjen e pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit – Shteteve të Bashkuara, Kinës, Rusisë, Francës dhe Britanisë së Madhe. Çdo njëri prej tyre ka të drejtën e vetos.Pasi Këshilli i Sigurimi

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ish-zëvendëspresidentja e Kosta Rikës, Rebeca Grynspan, kryeson ngushtë garën për t’u bërë sekretarja e ardhshme e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, sipas sondazhit të fundit joformal të Këshillit të Sigurimit.Në votimin e katërt sekret të 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, Grynspan mori 10 vota “pro”, ndërsa tri vende votuan kundër dhe dy u shprehën pa opinion, transmeton Telegrafi. Ambasadorja e Guajanës në OKB, Carolyn Rodrigues-Birkett, mori tetë vota “pro”, gjashtë kundër dhe një pa opinion. Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, argjentinasi Rafael Grossi, mori gjithashtu tetë vota “pro” dhe shtatë kundër.Grynspan kishte dalë në krye edhe në sondazhet e para dhe të tretat, ndërsa në sondazhin e gushtit vendin e parë e kishte marrë Rodrigues-Birkett. Procesi pritet të vazhdojë me disa raunde të tjera votimi, përpara se të arrihet një marrëveshje përfundimtare.Gara u ngushtua në shtatë kandidatë pasi ish-presidentja e Kilit, Michelle Bachelet, u tërhoq nga kandidatura këtë muaj. Aktualisht, mes emrave kryesorë janë Grynspan, Rodrigues-Birkett dhe Grossi, ndërsa procesi mbetet i hapur edhe për kandidatura të tjera.Nëse zgjidhet, Grynspan do të bëhej gruaja e parë në historinë më shumë se 80-vjeçare të OKB-së që drejton organizatën. Deri tani, asnjë grua nuk ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm.Sekretari i përgjithshëm aktual, António Guterres, do të largohet nga posti në fund të këtij viti, pas dy mandateve pesëvjeçare. Pasuesi i tij do të përballet me një periudhë të vështirë për organizatën, mes luftërave dhe krizave të shumta ndërkombëtare, reduktimit të kontributeve amerikane dhe shqetësimeve për ndikimin politik të OKB-së.Procesi i përzgjedhjes është veçanërisht kompleks, pasi kandidati duhet të sigurojë mbështetjen e pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit – Shteteve të Bashkuara, Kinës, Rusisë, Francës dhe Britanisë së Madhe. Çdo njëri prej tyre ka të drejtën e vetos.Pasi Këshilli i Sigurimi

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…