PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
MarokuMbreti i Marokut, Mohammed VI - emëron Fatima Mansouri-n si kryeministren e parë grua
2 min čitanja
Maroku

Mbreti i Marokut, Mohammed VI - emëron Fatima Mansouri-n si kryeministren e parë grua

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një zhvillim historik në Marok: Mbreti Mohammed VI ka emëruar të martën Fatima Zahra Mansouri në postin e kryeministres, duke e bërë atë gruan e parë që drejton qeverinë e mbretërisë myslimane.Mansouri, 50 vjeçe, e cila deri në emërimin e saj ishte ministre e Planifikimit Urban dhe kryetare e Marrakech-it, është ngarkuar me formimin e qeverisë së re, njoftoi Pallati Mbretëror.Emërimi i saj erdhi katër ditë pasi u shpallën rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, në të cilat Partia e Autenticitetit dhe Modernitetit (PAM), e qendrës politike, mori numrin më të madh të votave. Sipas sistemit zgjedhor maroken, formimi i një qeverie të re zakonisht kërkon krijimin e një koalicioni, pasi një parti e vetme e ka të vështirë të sigurojë shumicën absolute.Mansouri bëhet gjithashtu gruaja e dytë në botën arabe që mban postin e kryeministres, pas Najla Bouden, e cila u emërua kryeministre e Tunizisë në vitin 2021, transmeton Telegrafi.Qeveria e re pritet të përballet me disa sfida të rëndësishme ekonomike. Ndër prioritetet janë investimet në infrastrukturë dhe projekte të lidhura me Kupën e Botës FIFA 2030, ndërsa qeveria pritet të përpiqet gjithashtu të zbatojë premtimet për frenimin e inflacionit, rritjen e pagave dhe krijimin e vendeve të reja të punës.Sipas Kushtetutës së Marokut, mbreti ka kompetencën për të emëruar kryeministrin, por që nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2011, ai duhet ta zgjedhë atë nga partia që fiton numrin më të madh të vendeve në zgjedhjet parlamentare. Ky ndryshim erdhi pas protestave të Pranverës Arabe, të cilat kërkuan reforma politike dhe kufizimin e disa prej kompetencave të monarkisë.Mansouri iu bashkua PAM-it që në vitin 2008, kur partia u krijua nga Fouad Ali el-Himma, mik i fëmijërisë dhe këshilltar i afërt i mbretit Mohammed VI. Ajo ka studiuar drejtësi në Universitetin e Montpellier në Francë dhe është bërë një nga figurat kryesore të partisë.Karriera e saj politike përfshin dy mandate si kryetare e Marrakech-it dhe një mandat si deputete. N

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një zhvillim historik në Marok: Mbreti Mohammed VI ka emëruar të martën Fatima Zahra Mansouri në postin e kryeministres, duke e bërë atë gruan e parë që drejton qeverinë e mbretërisë myslimane.Mansouri, 50 vjeçe, e cila deri në emërimin e saj ishte ministre e Planifikimit Urban dhe kryetare e Marrakech-it, është ngarkuar me formimin e qeverisë së re, njoftoi Pallati Mbretëror.Emërimi i saj erdhi katër ditë pasi u shpallën rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, në të cilat Partia e Autenticitetit dhe Modernitetit (PAM), e qendrës politike, mori numrin më të madh të votave. Sipas sistemit zgjedhor maroken, formimi i një qeverie të re zakonisht kërkon krijimin e një koalicioni, pasi një parti e vetme e ka të vështirë të sigurojë shumicën absolute.Mansouri bëhet gjithashtu gruaja e dytë në botën arabe që mban postin e kryeministres, pas Najla Bouden, e cila u emërua kryeministre e Tunizisë në vitin 2021, transmeton Telegrafi.Qeveria e re pritet të përballet me disa sfida të rëndësishme ekonomike. Ndër prioritetet janë investimet në infrastrukturë dhe projekte të lidhura me Kupën e Botës FIFA 2030, ndërsa qeveria pritet të përpiqet gjithashtu të zbatojë premtimet për frenimin e inflacionit, rritjen e pagave dhe krijimin e vendeve të reja të punës.Sipas Kushtetutës së Marokut, mbreti ka kompetencën për të emëruar kryeministrin, por që nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2011, ai duhet ta zgjedhë atë nga partia që fiton numrin më të madh të vendeve në zgjedhjet parlamentare. Ky ndryshim erdhi pas protestave të Pranverës Arabe, të cilat kërkuan reforma politike dhe kufizimin e disa prej kompetencave të monarkisë.Mansouri iu bashkua PAM-it që në vitin 2008, kur partia u krijua nga Fouad Ali el-Himma, mik i fëmijërisë dhe këshilltar i afërt i mbretit Mohammed VI. Ajo ka studiuar drejtësi në Universitetin e Montpellier në Francë dhe është bërë një nga figurat kryesore të partisë.Karriera e saj politike përfshin dy mandate si kryetare e Marrakech-it dhe një mandat si deputete. N

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…