Shëndeti në rend të parë"Armiku më i madh i dhëmbëve është moskujdesi nga vetë pacienti", stomatologu Lenjani: Problemet nisin që nga fëmijëria
2 min čitanja
Shëndeti në rend të parë
"Armiku më i madh i dhëmbëve është moskujdesi nga vetë pacienti", stomatologu Lenjani: Problemet nisin që nga fëmijëria
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Shëndeti oral nuk duhet të trajtohet vetëm kur shfaqet dhimbja apo kur problemi ka avancuar deri në atë pikë sa kërkohet ndërhyrje kirurgjikale. Parandalimi, kujdesi i përditshëm dhe krijimi i shprehive të mira që në fëmijëri janë ndër faktorët kryesorë për ruajtjen e dhëmbëve.Kështu ka theksuar stomatologu dhe kirurgu oral Berat Lenjani, i ftuar në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga Qendra Laserike e Syrit Kubati dhe United Hospital.Ai ka folur gjerësisht për shëndetin oral, problemet më të shpeshta që hasin pacientët, kirurgjinë orale, infeksionet, dhëmbët e pjekurisë dhe rëndësinë e parandalimit.Sipas Lenjanit, një nga problemet që vazhdon të mbetet shqetësues është fakti se pacientët shpesh paraqiten te profesionistët shëndetësorë vetëm pasi gjendja e dhëmbëve është përkeqësuar.Ai tha se numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtime të kirurgjisë orale në Kosovë është i lartë, ndërsa theksoi se zhvillimi më i madh i profilaksës do të mund të parandalonte që shumë raste të arrinin deri te ndërhyrjet më serioze.Veçanërisht shqetësuese, sipas tij, janë rastet e të rinjve që në moshë shumë të hershme paraqiten me disa dhëmbë të dëmtuar.“Më e dhimbshmja është kur të hyn në klinikë një pacient 15-16 vjeç dhe duhet t’i ndërhysh për t’ia shëruar ose larguar disa dhëmbë. Ajo është diçka shumë e rëndë”, tha Lenjani.Ai shpjegoi se humbja e dhëmbëve në një moshë të tillë nuk përfundon vetëm me problemin estetik, pasi pacienti mund të përballet më vonë edhe me vështirësi në të folur, në ushqyerje dhe me pasoja të tjera funksionale.“Armiku kryesor i dhëmbëve është moskujdesi”Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, Lenjani dha edhe një përgjigje të drejtpërdrejtë kur u pyet se cili është armiku kryesor i dhëmbëve.“Armiku kryesor i dhëmbëve është moskujdesi. Dëgjoj si përgjigje sheqeri, kripa, kjo apo ajo – jo. Armiku më i madh është moskujdesi nga vetë pacienti”, u shpreh ai.Sipas stomatologut, edukimi për shëndetin oral duhet të nisë që me dhëmbët e q
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.