Kombëtarja e kosovësKosova kërkon të këndellet ndaj Izraelit dhe të vazhdojë drejt objektivit
2 min čitanja
Kombëtarja e kosovës
Kosova kërkon të këndellet ndaj Izraelit dhe të vazhdojë drejt objektivit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kosova kërkon të këndellet dhe të vazhdojë drejt objektivit në Ligën e Kombeve, ndërsa sfida e radhës ndaj Izraelit në Debrecen të Hungarisë shihet si një moment i rëndësishëm për rrjedhën e mëtejme të kampanjës. Pas fitores 1-0 ndaj Irlandës në Prishtinë, Dardanët pësuan humbje 3-1 nga Austria në Vjenë dhe tani synojnë rikthimin te rezultatet pozitive.Pas dy xhirove, Austria kryeson grupin me gjashtë pikë, ndërsa Kosova dhe Irlanda kanë nga tri pikë dhe Izraeli është pa pikë. Objektivi i Kosovës mbetet vendi i dytë, që siguron vazhdimin e garës përmes play-off-it për promovim në Ligën A, por edhe vazo më të favorshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian. Për këtë arsye, ndeshja me Izraelin merr peshë të veçantë, pasi një fitore do t’i jepte Kosovës tri pikë të rëndësishme dhe do ta largonte një rival direkt nga gara për pozitën e dytë.Në kampin tonë e kanë të qartë se pas humbjes në Vjenë duhet reaguar menjëherë. Stafi teknik dhe futbollistët deklarojnë fuqishëm se pas humbjes ndaj Austrisë, fokusi tashmë është tërësisht te Izraeli, me synimin që Kosova të rikthehet te fitorja dhe të vazhdojë rrugëtimin drejt objektivit të saj. Kombëtarja e KosovësFoto: Brahim NuraLojtarët besojnë te fitorjaNëse Kosova arrin të fitojë në Debrecen, situata në grup mund të bëhet dukshëm më e favorshme, sidomos nëse Austria arrin të marrë pikë ndaj Irlandës në Dublin. Më pas, Dardanët do ta kenë edhe një përballje tjetër me Austrinë, këtë herë në “Fadil Vokrri”, duke e ditur se çdo pikë në këtë fazë mund të jetë vendimtare për pozitën përfundimtare në grup.Milot Avdyli ka bërë të ditur se skuadra është përgatitur mirë dhe se tash është momenti për reagim. “Tash është momenti me u rikthyer te fitorja dhe besoj që bashkërisht do t’ia dalim”, ka thënë Avdyli, duke vënë theksin te nevoja për një paraqitje të mirë dhe rezultat pozitiv.Edhe Baton Zabërgja ka theksuar se futbollistët e kanë analizuar kundërshtarin dhe e dinë se çfarë i pret në Debrecen. “Është koha të reflektojmë nga hu
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.