Kb bashkimi23 pikë e 13 kërcime, Shannon Shorter MVP i triumfit historik të Bashkimit
1 min čitanja
Kb bashkimi
23 pikë e 13 kërcime, Shannon Shorter MVP i triumfit historik të Bashkimit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Shannon Shorter është shpallur MVP i ProCredit Superkupës së Kosovës, pasi udhëhoqi Bashkimin drejt triumfit historik ndaj Trepçës.Basketbollisti amerikan ishte një prej figurave kryesore të finales, të cilën Bashkimi e fitoi 103:93 pas vazhdimeve, duke realizuar 23 pikë, 13 kërcime dhe katër asistime.Shorter pati një paraqitje të rëndësishme sidomos në fundin e kohës së rregullt, kur shënoi nga distanca e largët për ta kaluar Bashkimin në epërsi 87:84.Megjithatë, Trepça barazoi në sekondat e fundit me një treshe spektakolare nga gjysma e fushës, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.Në pesë minutat shtesë, Bashkimi ishte dominues dhe shënoi 16 pikë, ndërsa Trepça vetëm gjashtë, duke e siguruar fitoren 103:93.Ky ishte trofeu i parë i Superkupës së Kosovës në historinë e Bashkimit. Me këtë sukses, skuadra prizrenase kompletoi koleksionin e trofeve vendorë, duke i shtuar Superkupën titujve të tjerë të fituar në basketbollin kosovar. Triumfi në Rahovec kështu i dha Bashkimit një tjetër moment historik, ndërsa Shannon Shorter e mbylli mbrëmjen me çmimin e MVP-së pas paraqitjes së tij vendimtare. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.