Zubin potokGjykata cakton një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
2 min čitanja
Zubin potok
Gjykata cakton një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka urdhëruar një muaj paraburgim për nëntë të dyshuar për krime lufte lidhur me zhdukjen e një grup prej 23 shqiptarësh të njohur si “Grupi i Intelektualëve” gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbetjet mortore të të cilëve u zbuluan muajin e kaluar në varre masive në Zubin Potok.Të dyshuarit, të identifikuar me inicialet D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D, V.L., R.R. dhe D.D., u arrestuan të dielën dhe prokurorët kanë kërkuar që ata të mbahen në paraburgim teksa i vazhdojnë hetimet ndaj tyre për kryerjen e krimeve ndaj popullsisë civile.Në një njoftim për media të martën, gjykata tha se e pranoi kërkesën që secili prej nëntë të dyshuarave të mbahet për një muaj në paraburgim.Ajo e arsyetoi vendimin duke thënë se rreziku është i madh se, nëse lihen në liri, të dyshuarit mund ta pengojnë zhvillimin e procedurës penale, t’i shmangen ndjekjes penale dhe të bëhen të paarritshëm për organet e drejtësisë.Sipas saj, ata kanë nënshtetësi serbe dhe vendbanim në Serbi, dhe kjo rrit rrezikun që ata të përpiqen të ikin për ta shmangur përballjen me përgjegjësinë.“Gjykata gjithashtu vlerësoj se nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku që të njëjtit të ndikojnë në prova dhe në dëshmitë e tyre, duke penguar administrimin e drejtë dhe të plotë të provave, si dhe zbardhjen e plotë të gjendjes faktike”, thuhet në njoftim.Numri i të dyshuarve për rastin e varreve masive në Zubin Potok lidhur me “Grupin e Intelektualëve” ka shkuar në 13 tashmë, pasi katër të dyshuar të tjerë po mbahen në qendër të paraburgimit tash e një muaj.Grupi prej 23 "intelektualëve” ishte një grup shqiptarësh, mes tyre veprimtarë, profesionistë dhe figura publike nga zona e Mitrovicës, të cilët u zhdukën në zonën e Zubin Potokut më 19 prill të 1999-ës.Rreth dy muaj më parë, autoritetet ligjzbatuese gërmuan dhe gjetën mbetje mortore të së paku 23 njerëzve në tri lokacione në Zubin Potok, në veri të vendit.Deri tani janë konfirmuar tri viktimat e para: Idriz Rrecaj, Adem Beqiri
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.