PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Maqedonia e veriutOda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut kërkon status të veçantë për transportuesit
1 min čitanja
Maqedonia e veriut

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut kërkon status të veçantë për transportuesit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut kërkon status të veçantë për transportuesit dhe zgjidhje të përhershme të problemit me transportuesit, raporton Anadolu.Koordinatori për bashkëpunim ndërkombëtar në Odën Ekonomike, Daniel Matrakoski, në një konferencë për media deklaroi se kërkojnë përjashtimin e shoferëve profesionistë nga kufizimet e Shengenit që vlejnë për turistët.“Gjithsej 77,5 për qind e eksporteve tona shkojnë drejtpërdrejt në BE. Nuk është logjike që shoferët që i shërbejnë industrisë evropiane të trajtohen me të njëjtat kufizime 90-ditore të Shengenit si turistët”, tha Matrakoski.Komuniteti i biznesit alarmon se barrierat për transportuesit do të diskutohen në takimin e ardhshëm të ministrave të ekonomisë të rajonit, i cili do të mbahet nesër në Cetinë.“Kjo është një mundësi e rëndësishme që zëri i gjithë komunitetit të biznesit të rajonit, pa asnjë ndërmjetës, të përballet dhe të shqyrtohet drejtpërdrejt nga ministrat përkatës dhe përfaqësuesit e lartë të Komisionit Evropian”, shtoi Matrakoski.Transportuesit në fund të muajit të kaluar protestuan para Delegacionit të BE-së në Shkup, duke kërkuar zgjidhje për qëndrimin e shoferëve profesionistë në zonën Shengen.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut kërkon status të veçantë për transportuesit dhe zgjidhje të përhershme të problemit me transportuesit, raporton Anadolu.Koordinatori për bashkëpunim ndërkombëtar në Odën Ekonomike, Daniel Matrakoski, në një konferencë për media deklaroi se kërkojnë përjashtimin e shoferëve profesionistë nga kufizimet e Shengenit që vlejnë për turistët.“Gjithsej 77,5 për qind e eksporteve tona shkojnë drejtpërdrejt në BE. Nuk është logjike që shoferët që i shërbejnë industrisë evropiane të trajtohen me të njëjtat kufizime 90-ditore të Shengenit si turistët”, tha Matrakoski.Komuniteti i biznesit alarmon se barrierat për transportuesit do të diskutohen në takimin e ardhshëm të ministrave të ekonomisë të rajonit, i cili do të mbahet nesër në Cetinë.“Kjo është një mundësi e rëndësishme që zëri i gjithë komunitetit të biznesit të rajonit, pa asnjë ndërmjetës, të përballet dhe të shqyrtohet drejtpërdrejt nga ministrat përkatës dhe përfaqësuesit e lartë të Komisionit Evropian”, shtoi Matrakoski.Transportuesit në fund të muajit të kaluar protestuan para Delegacionit të BE-së në Shkup, duke kërkuar zgjidhje për qëndrimin e shoferëve profesionistë në zonën Shengen.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…