Hana cakuliHana Cakuli "Ndal" pauzën muzikore, rikthehet pas shumë vitesh me projekt të ri
2 min čitanja
Hana cakuli
Hana Cakuli "Ndal" pauzën muzikore, rikthehet pas shumë vitesh me projekt të ri
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Këngëtarja nga Ulqini, Hana Cakuli, është rikthyer në skenën muzikore pas shumë vitesh mungesë, duke sjellë një projekt të ri që shënon rikthimin e saj te muzika.Ajo sapo ka publikuar këngën e re, të titulluar “Ndal”, një baladë e lehtë dhe melodike, e cila vjen me një interpretim të ndjerë dhe një atmosferë mjaft të veçantë.Për realizimin e këngës janë kujdesur dy emra të njohur të muzikës shqiptare, Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku, ndërsa për orkestrimin është angazhuar Florent Boshnjaku.Edhe videoklipi i “Ndal” vjen me një koncept të veçantë dhe simbolik, ndërsa realizimi i tij i është besuar ekipit të Pinkmoon Creative. - YouTube youtu.be Hana Cakuli është një emër që i ka munguar prej vitesh skenës muzikore shqiptare. Ajo ishte e njohur për baladat e saj dhe këngët me tekste me shumë domethënie, përpara se të merrte një drejtim tjetër në karrierën profesionale.Në vitet e fundit, Cakuli është fokusuar në një karrierë jashtë muzikës dhe aktualisht mban pozitën e Menaxheres së Lartë të Angazhimit të Klientëve në Amazon, duke ndërtuar një profil profesional në fushën e teknologjisë dhe biznesit. Nga “Simbol” te Amazon, Hana Cakuli e hiteve të dikurshme sot është një profesioniste e gjigantit të shitjeve: Njerëzit më kujtojnë për muzikën Rikthimi me “Ndal” shënon kështu një kapitull të ri për këngëtaren, e cila pas një pauze të gjatë ka zgjedhur të rikthehet me një baladë të punuar nga disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.