PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
BiontechBioNTech mbyll tri fabrikat e vaksinave në Gjermani
2 min čitanja
Biontech

BioNTech mbyll tri fabrikat e vaksinave në Gjermani

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kërkimi disamujor për blerës ka dështuar dhe kompania gjermane BioNTech ka vendosur të mbyllë tri qendra të saj në Gjermani. Bëhet fjalë për komplekset në Idar-Oberstein, Marburg dhe Tybingen, ku punojnë rreth 1800 persona.BioNTech u bë një prej kompanive më të njohura farmaceutike gjatë pandemisë, pasi së bashku me Pfizer zhvilloi një prej vaksinave të para kundër COVID-19 të bazuara në teknologjinë mRNA. Vaksina i solli kompanisë të ardhura në miliarda euro.Megjithatë, kërkesa për vaksinat kundër COVID-19 ka rënë ndjeshëm vitet e fundit. Kompania tashmë është përqendruar kryesisht në zhvillimin e trajtimeve kundër kancerit, ndërsa ende nuk ka marrë miratimin për nxjerrjen në treg të një produkti tjetër.Shpenzimet e larta për kërkimet dhe zhvillimin e barnave kanë ndikuar edhe në rezultatet financiare të kompanisë. BioNTech e mbylli gjashtëmujorin e parë të këtij viti me humbje prej 1.35 miliardë eurosh. Ugur Şahin dhe Özlem Türeci së bashku me kancelarin gjerman, Friedrich MerzSipas kompanisë, përpjekjet për shitjen e tri komplekseve prodhuese dështuan kryesisht për shkak të kushteve të vështira të tregut dhe klimës aktuale të investimeve, shkruan reuters.Vendimi prek edhe fabrikën në Marburg, ku prodhohen vaksina me teknologji mRNA dhe ADN plazmidike, material i rëndësishëm për prodhimin e vaksinave dhe terapive qelizore. BioNTech e kishte blerë fabrikën nga Novartis dhe kishte investuar miliona euro në të.Në të njëjtën kohë, BioNTech po përballet me disa mosmarrëveshje ligjore lidhur me patentat e teknologjisë mRNA. Bayer ka ngritur padi kundër BioNTech-ut dhe Pfizer-it, ndërsa Moderna kishte ndërmarrë një veprim të ngjashëm kundër Pfizer-it në vitin 2022.Ndërkohë, themeluesit e BioNTech-ut, Ugur Şahin dhe Özlem Türeci, kanë njoftuar se do të largohen nga kompania. Ata planifikojnë të krijojnë një kompani të re, “Arife”, për zhvillimin e barnave të gjeneratës së ardhshme të bazuara në teknologjinë mRNA, ndërsa do të mbeten aksionarë të BioNTech-ut. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kërkimi disamujor për blerës ka dështuar dhe kompania gjermane BioNTech ka vendosur të mbyllë tri qendra të saj në Gjermani. Bëhet fjalë për komplekset në Idar-Oberstein, Marburg dhe Tybingen, ku punojnë rreth 1800 persona.BioNTech u bë një prej kompanive më të njohura farmaceutike gjatë pandemisë, pasi së bashku me Pfizer zhvilloi një prej vaksinave të para kundër COVID-19 të bazuara në teknologjinë mRNA. Vaksina i solli kompanisë të ardhura në miliarda euro.Megjithatë, kërkesa për vaksinat kundër COVID-19 ka rënë ndjeshëm vitet e fundit. Kompania tashmë është përqendruar kryesisht në zhvillimin e trajtimeve kundër kancerit, ndërsa ende nuk ka marrë miratimin për nxjerrjen në treg të një produkti tjetër.Shpenzimet e larta për kërkimet dhe zhvillimin e barnave kanë ndikuar edhe në rezultatet financiare të kompanisë. BioNTech e mbylli gjashtëmujorin e parë të këtij viti me humbje prej 1.35 miliardë eurosh. Ugur Şahin dhe Özlem Türeci së bashku me kancelarin gjerman, Friedrich MerzSipas kompanisë, përpjekjet për shitjen e tri komplekseve prodhuese dështuan kryesisht për shkak të kushteve të vështira të tregut dhe klimës aktuale të investimeve, shkruan reuters.Vendimi prek edhe fabrikën në Marburg, ku prodhohen vaksina me teknologji mRNA dhe ADN plazmidike, material i rëndësishëm për prodhimin e vaksinave dhe terapive qelizore. BioNTech e kishte blerë fabrikën nga Novartis dhe kishte investuar miliona euro në të.Në të njëjtën kohë, BioNTech po përballet me disa mosmarrëveshje ligjore lidhur me patentat e teknologjisë mRNA. Bayer ka ngritur padi kundër BioNTech-ut dhe Pfizer-it, ndërsa Moderna kishte ndërmarrë një veprim të ngjashëm kundër Pfizer-it në vitin 2022.Ndërkohë, themeluesit e BioNTech-ut, Ugur Şahin dhe Özlem Türeci, kanë njoftuar se do të largohen nga kompania. Ata planifikojnë të krijojnë një kompani të re, “Arife”, për zhvillimin e barnave të gjeneratës së ardhshme të bazuara në teknologjinë mRNA, ndërsa do të mbeten aksionarë të BioNTech-ut. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…