PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
WhatsappWhatsApp ridizajnon aplikacionin - çfarë do të ndryshojë
2 min čitanja
Whatsapp

WhatsApp ridizajnon aplikacionin - çfarë do të ndryshojë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Sipas informacioneve nga versioni beta i WhatsApp-it, kompania aktualisht po eksperimenton me një dizajn të ri të shiritit të navigimit. Versionet e paraqitura janë ende në fazat e hershme të zhvillimit dhe pothuajse me siguri nuk përfaqësojnë pamjen përfundimtare.Kjo vërehet edhe nga fakti se butoni i Meta AI shfaqet në dy pozicione të ndryshme në pamjet e publikuara, çka sugjeron se WhatsApp ende po teston vendosjen përfundimtare të tij.Megjithatë, një gjë duket mjaft e sigurt: Meta AI mund të bëhet pjesë e vetë shiritit të navigimit, në vend që të jetë një buton lundrues mbi butonin për krijimin e një mesazhi të ri.Përveç pozicionit të Meta AI, WhatsApp po teston edhe ndryshime vizuale në vetë shiritin e navigimit, raporton GSMArena.Shiriti i ri ka një formë më ovale dhe është disi më transparent, duke i ngjarë dizajnit që WhatsApp tashmë përdor në versionin për iOS. Megjithatë, versioni për Android nuk do të jetë plotësisht transparent.Pamja e re pritet të përshtatet edhe për përdoruesit që përdorin modalitetin e errët.Ky ridizajnim i hershëm është vërejtur në versionin beta 2.26.38.10 të WhatsApp-it për Android, i cili aktualisht është i disponueshëm për pjesëmarrësit në programin beta.Megjithatë, zhvillimi është ende në fazat e hershme. Kjo do të thotë se WhatsApp mund të ndryshojë elemente të caktuara para se dizajni i ri të bëhet i disponueshëm për një numër më të madh përdoruesish. Deri në lansimin zyrtar mund të kalojnë edhe disa javë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Sipas informacioneve nga versioni beta i WhatsApp-it, kompania aktualisht po eksperimenton me një dizajn të ri të shiritit të navigimit. Versionet e paraqitura janë ende në fazat e hershme të zhvillimit dhe pothuajse me siguri nuk përfaqësojnë pamjen përfundimtare.Kjo vërehet edhe nga fakti se butoni i Meta AI shfaqet në dy pozicione të ndryshme në pamjet e publikuara, çka sugjeron se WhatsApp ende po teston vendosjen përfundimtare të tij.Megjithatë, një gjë duket mjaft e sigurt: Meta AI mund të bëhet pjesë e vetë shiritit të navigimit, në vend që të jetë një buton lundrues mbi butonin për krijimin e një mesazhi të ri.Përveç pozicionit të Meta AI, WhatsApp po teston edhe ndryshime vizuale në vetë shiritin e navigimit, raporton GSMArena.Shiriti i ri ka një formë më ovale dhe është disi më transparent, duke i ngjarë dizajnit që WhatsApp tashmë përdor në versionin për iOS. Megjithatë, versioni për Android nuk do të jetë plotësisht transparent.Pamja e re pritet të përshtatet edhe për përdoruesit që përdorin modalitetin e errët.Ky ridizajnim i hershëm është vërejtur në versionin beta 2.26.38.10 të WhatsApp-it për Android, i cili aktualisht është i disponueshëm për pjesëmarrësit në programin beta.Megjithatë, zhvillimi është ende në fazat e hershme. Kjo do të thotë se WhatsApp mund të ndryshojë elemente të caktuara para se dizajni i ri të bëhet i disponueshëm për një numër më të madh përdoruesish. Deri në lansimin zyrtar mund të kalojnë edhe disa javë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…