PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Dhomat e specializuaraProtesta hyn në natën e 14-të, qytetarët kërkojnë veprime nga institucionet e Kosovës
2 min čitanja
Dhomat e specializuara

Protesta hyn në natën e 14-të, qytetarët kërkojnë veprime nga institucionet e Kosovës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Në Prishtinë po vazhdon edhe sonte (e martë) protesta kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.Kjo është nata e 14-të radhazi që qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, duke kundërshtuar vendimin e shpallur më 16 shtator nga Gjykata Speciale në Hagë.Protestuesit po kërkojnë reagim dhe veprime konkrete nga institucionet e Kosovës lidhur me aktgjykimin, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se tubimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.Në protestë janë parë qytetarë me pankarta dhe mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa kërkesa kryesore mbetet kundërshtimi i aktgjykimit dhe reagimi institucional ndaj tij.Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi u dënuan më 16 shtator me gjithsej 81 vjet burgim. Aktgjykimi nuk është i formës së prerë dhe mund të apelohet, ndërsa ekipet e mbrojtjes kanë paralajmëruar ankesa ndaj vendimit.Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara, duke e lidhur këtë kërkesë me zhvillimet e fundit në Hagë dhe nevojën, sipas saj, për mbështetje më të madhe institucionale ndaj të akuzuarve dhe të dënuarve.Protestat në Prishtinë kanë vazhduar për disa net me radhë, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se do ta mbajnë presionin publik deri në ndërmarrjen e hapave konkretë nga institucionet e vendit./Telegrafi. Dita e 14-të e protestës kundër aktvendimit të Speciales

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Në Prishtinë po vazhdon edhe sonte (e martë) protesta kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.Kjo është nata e 14-të radhazi që qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, duke kundërshtuar vendimin e shpallur më 16 shtator nga Gjykata Speciale në Hagë.Protestuesit po kërkojnë reagim dhe veprime konkrete nga institucionet e Kosovës lidhur me aktgjykimin, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se tubimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.Në protestë janë parë qytetarë me pankarta dhe mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa kërkesa kryesore mbetet kundërshtimi i aktgjykimit dhe reagimi institucional ndaj tij.Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi u dënuan më 16 shtator me gjithsej 81 vjet burgim. Aktgjykimi nuk është i formës së prerë dhe mund të apelohet, ndërsa ekipet e mbrojtjes kanë paralajmëruar ankesa ndaj vendimit.Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara, duke e lidhur këtë kërkesë me zhvillimet e fundit në Hagë dhe nevojën, sipas saj, për mbështetje më të madhe institucionale ndaj të akuzuarve dhe të dënuarve.Protestat në Prishtinë kanë vazhduar për disa net me radhë, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se do ta mbajnë presionin publik deri në ndërmarrjen e hapave konkretë nga institucionet e vendit./Telegrafi. Dita e 14-të e protestës kundër aktvendimit të Speciales

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…