Ambasada britanikePDK i reagon ambasadorit britanik: Mos e reduktoni dhe relativizoni aktgjykimin e Hagës
2 min čitanja
Ambasada britanike
PDK i reagon ambasadorit britanik: Mos e reduktoni dhe relativizoni aktgjykimin e Hagës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.PDK ka kundërshtuar deklaratën e Hargreaves se aktgjykimi ka të bëjë me “krime individuale”, duke e cilësuar këtë formulim si një reduktim diplomatik të një vendimi që, sipas partisë, ka pasoja më të gjera historike dhe politike për Kosovën.“Në arsyetimin e Dhomave të Specializuara, UÇK trajtohet në kuadër të konceptit të ‘ndërmarrjes së përbashkët kriminale’, ndërsa Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, sipas konstatimeve të aktgjykimit, janë shpallur përgjegjës për kontributin e tyre në të ashtuquajturin qëllim të përbashkët kriminal të UÇK-së”, thuhet në reagimin e PDK-së.Partia ka theksuar gjithashtu se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kishin qenë ndër figurat kryesore të UÇK-së gjatë periudhës së ndërhyrjes së NATO-s më 1999.Sipas PDK-së, për këtë arsye deklarata se bëhet fjalë vetëm për “krime individuale” nuk e pasqyron peshën që partia ia atribuon aktgjykimit.“Asnjë gjuhë diplomatike nuk mund ta ndryshojë përmbajtjen e papranueshme të këtij aktgjykimi dhe as pasojat e tij në mënyrën se si interpretohet lufta e UÇK-së dhe historia e Kosovës”, thuhet në reagim.PDK ka shprehur kritika edhe ndaj mënyrës së funksionimit të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, duke pretenduar se Dhomat e Specializuara janë shndërruar në shembull të “abuzimit politik në emër të drejtësisë”.Partia ka përmendur në reagimin e saj edhe raportin e Bar Human Rights Committee of England and Wales lidhur me Dhomat e Specializuara. Hargreaves: Dënimet e Speciales janë individuale, jo gjykim ndaj shtetësisë së Kosovës Ky komitet publikoi më 11 maj 2026 një vlerësim paraprak dhe të pavarur mbi funksionimin e Dhomave të Specializuara, në të cilin evidentoi shqetësime lidhur me disa aspekte të procedurave, përfshirë barazinë e armëve, lirimin e përkohshëm, pava
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.