Policia e kosovësPlagoset një person me armë zjarri në Miradi të Fushë-Kosovës, i dyshuari në arrati
1 min čitanja
Policia e kosovës
Plagoset një person me armë zjarri në Miradi të Fushë-Kosovës, i dyshuari në arrati
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Miradi të Fushë-Kosovës.Rasti ka ndodhur rreth orës 15:50, ndërsa Policia e Kosovës është njoftuar përmes Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi personi i plagosur kishte kërkuar trajtim mjekësor.Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet policore.“Menjëherë janë angazhuar njësitet policore, të cilat kanë nisë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Ahmeti.Sipas saj, personi i dyshuar për rastin tashmë është identifikuar, por ndodhet në arrati.“Veprimet e mëtejshme po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë Ahmeti.Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e rastit.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.