PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lindsay clancyPranoi se vrau tre fëmijët e saj, por avokatët e amerikanes mohojnë: Nuk ka asnjë provë se ajo e kreu krimin
2 min čitanja
Lindsay clancy

Pranoi se vrau tre fëmijët e saj, por avokatët e amerikanes mohojnë: Nuk ka asnjë provë se ajo e kreu krimin

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Avokati e Lindsay Clancy, gruas nga Massachusetts e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj, kanë ndryshuar strategjinë e mbrojtjes dhe tani pretendojnë se nuk ka prova se ajo i ka vrarë fëmijët.Clancy akuzohet për vrasjen e tre fëmijëve të saj në janar të vitit 2023. Ajo nuk e kishte mohuar më parë se fëmijët kishin vdekur si pasojë e veprimeve të saj, ndërsa mbrojtja kishte argumentuar se ajo nuk mund të mbante përgjegjësi penale për shkak të gjendjes së rëndë psikike pas lindjes.Gjykimi i parë përfundoi pa një vendim, pasi juria nuk arriti të merrte një vendim unanim, shkruan ap. Rasti që ka tronditur Amerikën - nëna pranoi se ka vrarë tre fëmijët e saj, por juria nuk arriti ta dënonte Sipas raportimeve të mëparshme, 11 nga 12 anëtarët e jurisë ishin të prirë të arrinin në përfundimin se Clancy nuk ishte penalisht përgjegjëse për shkak të gjendjes së saj psikike.Clancy akuzohet se në shtëpinë e familjes në Duxbury vrau tre fëmijët e saj – Corën pesëvjeçare, Dawsonin trevjeçar dhe Callanin tetëmuajsh – ndërsa më pas u hodh nga dritarja e katit të dytë.Mbrojtja kishte argumentuar se Clancy vuante nga psikozë pas lindjes dhe se kishte përjetuar halucinacione dhe iluzione. Prokuroria, ndërkaq, ka argumentuar se ajo i kishte planifikuar veprimet e saj dhe ishte e vetëdijshme për atë që po bënte.Tani avokati i saj, Kevin Reddington, po kërkon gjithashtu që të hetohet njëri prej anëtarëve të jurisë së gjykimit të parë dhe ka kërkuar qasje në të dhënat e telefonit të tij gjatë periudhës së diskutimeve të jurisë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Avokati e Lindsay Clancy, gruas nga Massachusetts e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj, kanë ndryshuar strategjinë e mbrojtjes dhe tani pretendojnë se nuk ka prova se ajo i ka vrarë fëmijët.Clancy akuzohet për vrasjen e tre fëmijëve të saj në janar të vitit 2023. Ajo nuk e kishte mohuar më parë se fëmijët kishin vdekur si pasojë e veprimeve të saj, ndërsa mbrojtja kishte argumentuar se ajo nuk mund të mbante përgjegjësi penale për shkak të gjendjes së rëndë psikike pas lindjes.Gjykimi i parë përfundoi pa një vendim, pasi juria nuk arriti të merrte një vendim unanim, shkruan ap. Rasti që ka tronditur Amerikën - nëna pranoi se ka vrarë tre fëmijët e saj, por juria nuk arriti ta dënonte Sipas raportimeve të mëparshme, 11 nga 12 anëtarët e jurisë ishin të prirë të arrinin në përfundimin se Clancy nuk ishte penalisht përgjegjëse për shkak të gjendjes së saj psikike.Clancy akuzohet se në shtëpinë e familjes në Duxbury vrau tre fëmijët e saj – Corën pesëvjeçare, Dawsonin trevjeçar dhe Callanin tetëmuajsh – ndërsa më pas u hodh nga dritarja e katit të dytë.Mbrojtja kishte argumentuar se Clancy vuante nga psikozë pas lindjes dhe se kishte përjetuar halucinacione dhe iluzione. Prokuroria, ndërkaq, ka argumentuar se ajo i kishte planifikuar veprimet e saj dhe ishte e vetëdijshme për atë që po bënte.Tani avokati i saj, Kevin Reddington, po kërkon gjithashtu që të hetohet njëri prej anëtarëve të jurisë së gjykimit të parë dhe ka kërkuar qasje në të dhënat e telefonit të tij gjatë periudhës së diskutimeve të jurisë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…