PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bashkia e tiranësThaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës
2 min čitanja
Bashkia e tiranës

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë shpallur “Qytetarë Nderi” të Tiranës.Sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës, vendimi është marrë pas propozimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa nisma kishte kaluar fillimisht në Komisionin Artistik-Kulturor të Bashkisë, ku ishte miratuar unanimisht.Nderimi për katër ish-krerët e UÇK-së lidhet me kontributin dhe rolin e tyre gjatë luftës në Kosovë, si dhe me angazhimin e tyre në rrugëtimin politik të vendit drejt lirisë dhe pavarësisë.“Një vendim i miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në nderim të kontributit dhe rolit të tyre në historinë e Kosovës dhe në luftën e UÇK-së”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.Propozimi për shpalljen e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit “Qytetarë Nderi” ishte bërë publik më herët nga Veliaj, i cili kishte deklaruar se nisma synonte të shprehte mirënjohjen e Tiranës për kontributin e tyre historik në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë.Në motivacionet e bëra publike gjatë procedurës, përmendet kontributi i tyre në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësimin politik të Kosovës, procesin drejt pavarësisë, si dhe lidhjet e tyre me Tiranën dhe Shqipërinë.Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kanë mbajtur role të rëndësishme në UÇK dhe më pas në jetën institucionale e politike të Kosovës./Telegrafi.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë shpallur “Qytetarë Nderi” të Tiranës.Sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës, vendimi është marrë pas propozimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa nisma kishte kaluar fillimisht në Komisionin Artistik-Kulturor të Bashkisë, ku ishte miratuar unanimisht.Nderimi për katër ish-krerët e UÇK-së lidhet me kontributin dhe rolin e tyre gjatë luftës në Kosovë, si dhe me angazhimin e tyre në rrugëtimin politik të vendit drejt lirisë dhe pavarësisë.“Një vendim i miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në nderim të kontributit dhe rolit të tyre në historinë e Kosovës dhe në luftën e UÇK-së”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.Propozimi për shpalljen e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit “Qytetarë Nderi” ishte bërë publik më herët nga Veliaj, i cili kishte deklaruar se nisma synonte të shprehte mirënjohjen e Tiranës për kontributin e tyre historik në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë.Në motivacionet e bëra publike gjatë procedurës, përmendet kontributi i tyre në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësimin politik të Kosovës, procesin drejt pavarësisë, si dhe lidhjet e tyre me Tiranën dhe Shqipërinë.Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kanë mbajtur role të rëndësishme në UÇK dhe më pas në jetën institucionale e politike të Kosovës./Telegrafi.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…