Gjykata kushtetueseKushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë: Çka ndodh nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor?
2 min čitanja
Gjykata kushtetuese
Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë: Çka ndodh nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar të martën aktgjykimin e plotë për rastet KO256/26 dhe KO258/26, përmes të cilit ka trajtuar kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së Kryesisë dhe Qeverisë, si dhe afatet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.Sipas aktgjykimit të marrë më 23 shtator, Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas skadimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh. Megjithatë, Gjykata ka sqaruar se tejkalimi i këtij afati nuk sjell automatikisht shpërndarjen e Kuvendit.Gjykata ka marrë për bazë se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit janë certifikuar më 8 korrik, çka nënkupton se afati 30-ditor për përfundimin e konstituimit të Kuvendit ka skaduar më 7 gusht.Sipas arsyetimit, seanca konstituive nuk mjafton vetëm të fillojë brenda këtij afati, por duhet të përfundojë me verifikimin e mandateve, betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.Në rastin konkret, më 6 gusht deputetët kishin verifikuar mandatet dhe kishin dhënë betimin, ndërsa zgjedhja e kryetares së Kuvendit ishte bërë më 9 shtator. Procesi për zgjedhjen e nënkryetarëve kishte vazhduar më 11 dhe 13 shtator.Gjykata ka konstatuar se, ndonëse ky afat është detyrues, Kushtetuta nuk parasheh shpërndarjen automatike të Kuvendit si pasojë të mosrespektimit të tij.Sipas aktgjykimit, tejkalimi i afatit megjithatë ka prodhuar pasoja juridike, pasi ka bërë që të fillojnë të rrjedhin afatet e tjera kushtetuese.Një nga pikat kryesore të aktgjykimit lidhet me zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Gjykata ka konstatuar se afati 60-ditor për këtë proces ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.Gjykata ka theksuar se Kuvendi duhet ta zhvillojë dhe përfundojë procedurën për zgjedhjen e presidentit brenda këtij afati.Nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, sipas aktgjykimit, Kuvendi shpërndahet në bazë të nenit 82 të Kushtetutës, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga shpërndarja.Gjykat
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.