Maqedonia e veriutQeveria rekomandon punën nga shtëpia për të punësuarit në institucionet e ndërtesës “Nova Makedonija” për shkak të avarisë teknike
1 min čitanja
Maqedonia e veriut
Qeveria rekomandon punën nga shtëpia për të punësuarit në institucionet e ndërtesës “Nova Makedonija” për shkak të avarisë teknike
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme, shqyrtoi informacionin për situatën e krijuar si pasojë e avarisë teknike në ndërtesën e “Nova Makedonija”, ku janë të vendosura tetë institucione shtetërore, si dhe për aktivitetet e ndërmarra deri më tani dhe ato të planifikuara për sanimin dhe normalizimin e plotë të kushteve për punë."Duke i marrë parasysh pasojat, veçanërisht depërtimin e ujit në një pjesë të instalimeve elektrike, si dhe nevojën për kryerjen e të gjitha kontrolleve të nevojshme teknike dhe të sigurisë përpara rikthimit të objektit në funksion të rregullt, Qeveria miratoi konkluzion me të cilin u rekomandohet institucioneve të vendosura në objekt që ta riorganizojnë punën e tyre të përditshme, përkatësisht të punësuarit përkohësisht t’i kryejnë detyrimet e tyre të punës përmes punës nga shtëpia, pa praninë fizike në ndërtesë"."Kjo masë ndërmerret ekskluzivisht për arsye parandaluese dhe të sigurisë, me ç’rast prioritet mbetet mbrojtja e shëndetit dhe sigurisë së të punësuarve, paralelisht me vazhdimin e papenguar të proceseve të punës dhe funksionimin e institucioneve. Shërbimet kompetente punojnë intensivisht për sanimin e pasojave dhe krijimin e kushteve për kthimin e sigurt dhe të plotë të të punësuarve në objekt", thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.