Skip to comments
Događaj u razvoju
Aktakuzë

Aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë, dyshohet se transportonte rreth 4.8 kilogramë marihuanë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi të Republikës së Shqipërisë, me inicialet A.B., nën dyshimin për veprën penale që lidhet me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve.Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 3 prill 2026, rreth orës 12:30, në rrugën “Megzon Boshnjaku” në Gjakovë.Në aktakuzë thuhet se i pandehuri, me qëllim të shitjes ose shpërndarjes pa autorizim, dyshohet se ka poseduar dhe transportuar substanca të shpallura me ligj si narkotikë.Policia e Kosovës, pasi kishte siguruar informacione lidhur me rastin, kishte nisur vëzhgimin e të pandehurit, i cili me automjetin e tij të markës “Ford Focus” ishte ndalur në parkingun e një restoranti.Pas identifikimit dhe kontrollit të automjetit nga hetuesit policorë, në ulësen e pasme janë gjetur dhjetë qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.Substanca është sekuestruar dhe më pas është dërguar për ekzaminim në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.Sipas raportit të AKF-së, është konstatuar se substanca e sekuestruar ishte marihuanë me peshë të përgjithshme prej 4 kilogramësh e 855.9 gramësh.Me këto veprime, Prokuroria pretendon se A.B. ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit./Telegrafi.

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë, dyshohet se transportonte rreth 4.8 kilogramë marihuanëFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi të Republikës së Shqipërisë, me inicialet A.B., nën dyshimin për veprën penale që lidhet me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve.Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 3 prill 2026, rreth orës 12:30, në rrugën “Megzon Boshnjaku” në Gjakovë.Në aktakuzë thuhet se i pandehuri, me qëllim të shitjes ose shpërndarjes pa autorizim, dyshohet se ka poseduar dhe transportuar substanca të shpallura me ligj si narkotikë.Policia e Kosovës, pasi kishte siguruar informacione lidhur me rastin, kishte nisur vëzhgimin e të pandehurit, i cili me automjetin e tij të markës “Ford Focus” ishte ndalur në parkingun e një restoranti.Pas identifikimit dhe kontrollit të automjetit nga hetuesit policorë, në ulësen e pasme janë gjetur dhjetë qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.Substanca është sekuestruar dhe më pas është dërguar për ekzaminim në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.Sipas raportit të AKF-së, është konstatuar se substanca e sekuestruar ishte marihuanë me peshë të përgjithshme prej 4 kilogramësh e 855.9 gramësh.Me këto veprime, Prokuroria pretendon se A.B. ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit./Telegrafi.

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...