Besnik tahiriHargreaves: Britania krenare për rolin në Kosovë më 1999, aktgjykimet e Speciales nuk cenojnë shtetësinë
2 min čitanja
Besnik tahiri
Hargreaves: Britania krenare për rolin në Kosovë më 1999, aktgjykimet e Speciales nuk cenojnë shtetësinë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka rikujtuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, duke theksuar se trupat britanike hynë përmes Hanit të Elezit si pjesë e misionit të autorizuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.Hargreaves tha se politikat e Sllobodan Millosheviqit çuan në krime lufte dhe represion të dokumentuar në Kosovë, ndërsa qindra mijëra shqiptarë u detyruan të largoheshin nga vendi ose u zhvendosën brenda Kosovës.Sipas tij, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, përfshirë Rusinë, kishte shprehur vazhdimisht shqetësim për situatën e rëndë humanitare, ndërsa refuzimi i përpjekjeve për paqe nga Miloševići, sipas Hargreaves, çoi drejt fushatës ajrore të NATO-s dhe ndërhyrjes së saj në Kosovë në vitin 1999.“Mbretëria e Bashkuar është krenare për rolin e saj në Kosovë në vitin 1999 dhe që nga ajo kohë”, tha ambasadori, duke ritheksuar mbështetjen britanike për drejtësinë ndërkombëtare, llogaridhënien dhe respektimin e vendimeve të tribunaleve ndërkombëtare.Ai u ndal edhe te Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke thënë se Kosova kishte marrë një vendim të vështirë për krijimin dhe mbështetjen e tyre, duke qenë e vetëdijshme se ato mund të hetonin figura të njohura të organizatave që kishin rol qendror në luftën çlirimtare.Sipas Hargreaves, gatishmëria e Kosovës për të mbështetur parimin se askush nuk është mbi ligjin përbën një shembull të rëndësishëm edhe për rajonin.Duke folur për aktgjykimet e fundit të Dhomave të Specializuara, ambasadori britanik theksoi se ato kanë të bëjnë me përgjegjësi individuale dhe jo me shtetin e Kosovës.“Dënimet e fundit kanë të bëjnë me krime individuale të kryera ndaj viktimave nga komunitete të ndryshme. Ato në asnjë mënyrë nuk përbëjnë gjykim për shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për ta përcaktuar të ardhmen e saj, të cilën Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbrojë fuqishëm”, tha Hargreaves.Ai kujtoi gjithashtu se personat e dënuar kanë të drejtë t’i apelojnë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.