VijestiIdentitete në shitje: Si funksiononte Rydox, tregu ilegal i dy vëllezërve nga Kosova
2 min čitanja
Vijesti
Identitete në shitje: Si funksiononte Rydox, tregu ilegal i dy vëllezërve nga Kosova
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Emra, adresa, të dhëna bankare dhe kredenciale llogarish shiteshin në një treg ilegal online të drejtuar nga dy vëllezër nga Kosova. Rydox funksionoi për vite me radhë, duke u ofruar blerësve të dhëna të vjedhura dhe mjete që mund të përdoreshin për mashtrime e krime të tjera në internet. Dokumentet gjyqësore amerikane, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë se si funksiononte ky treg, si e gjurmoi FBI-ja dhe si hetimi çoi te Ardit dhe Jetmir Kutleshi. Të dy vëllezërit e kanë pranuar fajësinë në SHBA. Jetmir Kutleshi është dënuar, ndërsa Arditi pritet ta mësojë masën ndëshkuese në shkurt të vitit 2027.Në nëntor të vitit 2022, një përdorues i ri hapi llogari në platformën Rydox, ku depozitoi kriptovaluta me vlerë prej 300 dollarësh amerikanë.Më pas, në këtë uebsajt ilegal, ai bleu rreth 40 paketa, që përmbanin të dhëna të vjedhura personale: emra, adresa, datëlindje, numra të sigurimeve shoqërore dhe të patentë-shoferëve.Por, blerësi s’ishte përdorues i zakonshëm. Pas tij qëndroi një burim i fshehtë i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) të Shteteve të Bashkuara. Mes të dhënave që i siguroi ishin edhe ato të një personi nga Pensilvania, identiteti i të cilit u shit pa dijeninë dhe pa lejen e tij.Kjo blerje ishte pjesë e hetimit që do t’i çonte autoritetet amerikane te dy vëllezër në Kosovë, Ardit dhe Jetmir Kutleshi, të cilët, sipas prokurorisë, e kishin krijuar dhe e administronin tregun ilegal.Radio Evropa e Lirë ka siguruar dokumentet gjyqësore amerikane, përfshirë aktakuzën dhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë, që përshkruajnë blerjet e fshehta, gjurmimin e pagesave dhe komunikimet mes administratorëve të tregut ilegal. Ato tregojnë se si funksiononte Rydox, dhe se si u lidh shitja e të dhënave të vjedhura me njerëzit që e drejtonin.Ndonëse hetimi i FBI-së kishte nisur më 2022, Rydox ekzistonte prej vitesh. Sipas aktakuzës, vëllezërit Kutleshi e administronin tregun e paligjshëm të paktën nga shkurti i vitit 2016.Me një ndërprerje në mes të viteve 2019-20
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.