PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kombëtarja e izraelit“Ku janë legjionarët që luajnë në Evropë?” - kritika të forta në Izrael para Kosovës
2 min čitanja
Kombëtarja e izraelit

“Ku janë legjionarët që luajnë në Evropë?” - kritika të forta në Izrael para Kosovës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kritikat në mediat izraelite ndaj kombëtares dhe futbollistëve që luajnë në klubet e njohura evropiane kanë ardhur në një moment delikat, vetëm pak ditë para përballjes me Kosovën në Ligën e Kombeve. Pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Irlandës, mediumi izraelit “Ynet” ka ngritur pikëpyetje se pse cilësia e disa prej legjionarëve nuk po reflektohet me fanellën e kombëtares.Në shkrimin me titull “Ku janë legjionarët?”, Ynet vë në pah disa prej futbollistëve që po luajnë në kampionate të njohura. Anan Khalaili është pjesë e Crystal Palace, Manor Solomon i West Hamit dhe Daniel Peretz i Southamptonit, ndërsa Roy Revivo luan në La Liga dhe Oscar Gloch te Ajaxi, madje me numrin 10. Në Itali është Omri Gandelman, ndërsa një grup tjetër futbollistësh izraelitë po luajnë në MLS. Sipas Ynet, në letër Izraeli ka lojtarë me përvojë dhe nivel për të ndërtuar një ekip konkurrues. Megjithatë, mediumi thekson se kjo cilësi nuk është shfaqur në fushë, sidomos në humbjen ndaj Irlandës. Gloch, Solomon, Khalaili dhe Revivo janë disa prej lojtarëve që morën kritika për paraqitjet e tyre.Ynet vë në dukje veçanërisht kontrastin mes paraqitjeve të tyre në klubet evropiane dhe atyre me kombëtaren. Sipas mediumit, tifozët nuk presin që këta lojtarë të transformojnë menjëherë Izraelin në një skuadër spektakolare, por të paktën të tregojnë një pjesë të nivelit që kanë shfaqur në klubet ku luajnë. Kjo kritikë vjen pikërisht para sfidës me Kosovën, e cila për Izraelin është ndeshja e radhës dhe një mundësi për të reaguar pas humbjes së thellë ndaj Irlandës. Përzgjedhësi Ran Ben Shimon e ka pranuar se skuadra duhet të reagojë dhe ka thënë se Izraeli duhet të gjejë energjinë për ta ngritur ekipin pas paraqitjes së dobët.Në të njëjtën kohë, Ynet e lidh situatën me mungesën e një lideri të qartë në ekip, duke përmendur figurat e së kaluarës si Tal Ben Haim, Eyal Berkovich dhe Yossi Benayoun. Mediumi përmend gjithashtu tensionet rreth Ben Shimonit, ndërsa kombëtarja izraelite përgatitet për një ndeshje ku

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kritikat në mediat izraelite ndaj kombëtares dhe futbollistëve që luajnë në klubet e njohura evropiane kanë ardhur në një moment delikat, vetëm pak ditë para përballjes me Kosovën në Ligën e Kombeve. Pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Irlandës, mediumi izraelit “Ynet” ka ngritur pikëpyetje se pse cilësia e disa prej legjionarëve nuk po reflektohet me fanellën e kombëtares.Në shkrimin me titull “Ku janë legjionarët?”, Ynet vë në pah disa prej futbollistëve që po luajnë në kampionate të njohura. Anan Khalaili është pjesë e Crystal Palace, Manor Solomon i West Hamit dhe Daniel Peretz i Southamptonit, ndërsa Roy Revivo luan në La Liga dhe Oscar Gloch te Ajaxi, madje me numrin 10. Në Itali është Omri Gandelman, ndërsa një grup tjetër futbollistësh izraelitë po luajnë në MLS. Sipas Ynet, në letër Izraeli ka lojtarë me përvojë dhe nivel për të ndërtuar një ekip konkurrues. Megjithatë, mediumi thekson se kjo cilësi nuk është shfaqur në fushë, sidomos në humbjen ndaj Irlandës. Gloch, Solomon, Khalaili dhe Revivo janë disa prej lojtarëve që morën kritika për paraqitjet e tyre.Ynet vë në dukje veçanërisht kontrastin mes paraqitjeve të tyre në klubet evropiane dhe atyre me kombëtaren. Sipas mediumit, tifozët nuk presin që këta lojtarë të transformojnë menjëherë Izraelin në një skuadër spektakolare, por të paktën të tregojnë një pjesë të nivelit që kanë shfaqur në klubet ku luajnë. Kjo kritikë vjen pikërisht para sfidës me Kosovën, e cila për Izraelin është ndeshja e radhës dhe një mundësi për të reaguar pas humbjes së thellë ndaj Irlandës. Përzgjedhësi Ran Ben Shimon e ka pranuar se skuadra duhet të reagojë dhe ka thënë se Izraeli duhet të gjejë energjinë për ta ngritur ekipin pas paraqitjes së dobët.Në të njëjtën kohë, Ynet e lidh situatën me mungesën e një lideri të qartë në ekip, duke përmendur figurat e së kaluarës si Tal Ben Haim, Eyal Berkovich dhe Yossi Benayoun. Mediumi përmend gjithashtu tensionet rreth Ben Shimonit, ndërsa kombëtarja izraelite përgatitet për një ndeshje ku

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…