SerbiaKryetari i Beogradit ia thyen hundët këshilltares komunale të opozitës
2 min čitanja
Serbia
Kryetari i Beogradit ia thyen hundët këshilltares komunale të opozitës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Lëvizja opozitare serbe “Kreni-Promeni” ka publikuar një video që, sipas saj, tregon momentin e përplasjes mes kryetarit të Beogradit, Aleksandar Shapiq, dhe këshilltares së kësaj lëvizjeje, Tatjana Miçiq.Pamjet janë regjistruar nga vetë Miçiq dhe në to dëgjohet Shapiq duke i thënë “largohu tani, që unë dhe ai t’i zgjidhim disa çështje”.Më pas, sipas videos, Shapiq afrohet Miçiqit dhe i kërkon që ta largojë telefonin. Pas kësaj dëgjohet një përleshje, ndërsa regjistrimi ndërpritet, shkruan N1.“Kreni-Promeni” ka pretenduar se Shapiq e ka sulmuar fizikisht Miçiqin dhe se ajo ka pësuar lëndime. Ajo ka deklaruar se Shapiq fillimisht ishte përplasur me bashkëshortin e saj dhe se ajo kishte ndërhyrë për t’i ndarë.Shapiq i ka mohuar akuzat se e ka goditur këshilltaren, duke thënë se vetëm e kishte shtyrë atë për t’u mbrojtur nga bashkëshorti i saj.Rasti është duke u shqyrtuar nga autoritetet në Beograd. Prokuroria e Tretë Themelore ka bërë të ditur se dokumentacioni mjekësor i publikuar në rrjetet sociale ende nuk i është dorëzuar zyrtarisht policisë apo prokurorisë.Kreni-Promeni ka publikuar në faqen e saj në Instagram raportin mjekësor nga Qendra Klinike Universitare, në të cilin thuhet se këshilltarja ka pësuar frakturë të hundës dhe të kockës së nofullës, me dislokim.Sipas dokumenteve që aktualisht ndodhen në prokurori, Miçiq ka pësuar disa lëndime të lehta, ndërsa një specialist i ORL-së ka konstatuar edhe frakturë të hundës dhe nofullës. Shkalla përfundimtare e lëndimeve ende nuk është përcaktuar. /Telegrafi/ See on Instagram
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.