Arianna richettiPesë gabime në përkthim që ndryshuan historinë e artit
2 min čitanja
Arianna richetti
Pesë gabime në përkthim që ndryshuan historinë e artit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Pse Michelangelo e paraqiti Moisiun me brirë? Pse ka majmunë në Dhomën e gjigantëve të Giulio Romanos? Dhe, pse skena e Lindjes së Krishtit e paraqet Jezusin me një ka dhe një gomar? Epo, këto, ndër të tjera, janë të gjitha gabime të shkaktuara prej përkthimeve të pasakta. Le të fillojmë nga fillimi dhe të shqyrtojmë pesë gabimet në përkthim që ndryshuan historinë e artit.Nga: Arianna Richetti / Daily Art Magazine Përkthimi: Telegrafi.comFilologjia (nga fjala e greqishtes së lashtë filología, e përbërë nga fìlos, “mik, dashurues”, dhe lògos, “fjalë, ligjërim”) është disiplina që studion tekste të natyrave të ndryshme dhe nga periudha të ndryshme, me qëllim që të përcaktojë formën dhe kuptimin e tyre origjinal.Megjithatë, kur marrim parasysh kohën e gjatë që kaloi derisa tekstet e shenjta dhe mitet (të cilat fillimisht vinin nga tradita gojore) më në fund u hodhën në shkrim ... mund të bëhet fjalë për mijëra vjet. Me kalimin e kohës, disa tekste humbasin, të tjerat shkatërrohen ose dëmtohen dhe shumë përkthehen gabimisht. Përveç kësaj, siç thotë një shprehje e mirënjohur latine, errare humanum est, do të thotë se gabimet ndodhin. Megjithatë, disa gabime janë më të rëndësishme se të tjerat: prandaj, le të zbulojmë se cilat gabime e ndryshuan përgjithmonë historinë e artit.Lexo po ashtu: - Përkthimi si një aventurë dashurore - Nëse robotët bëhen përkthyesit tanë, rrezikojmë një katastrofë kulturore - Inteligjenca artificiale rrezikon përkthyesit - Mendime rreth përkthimit - Thënie për përkthyesit1. Moisiu dhe brirët e tijNë vitin 1505, Michelangelo sapo kishte fituar famë dhe sukses të madh me kryeveprën e tij Davidi; për këtë arsye Papa Juli II (themeluesi i Muzeve të Vatikanit) e ngarkoi të krijonte monumentin e tij funebër, i cili fillimisht ishte parashikuar për Bazilikën e Shën Pjetrit.Plani i parë për monumentin ishte shumë i ndërlikuar. Michelangelo projektoi një strukturë kolosale me tri nivele - me shumë statuja të mëdha - e cila do të përmbante varrin e Papës
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.