Gjykata specialeNga Gjermania, Franca e Norvegjia - këta janë tre gjyqtarët që do të shqyrtojnë aktgjykimin ndaj katërshes së UÇK-së
2 min čitanja
Gjykata speciale
Nga Gjermania, Franca e Norvegjia - këta janë tre gjyqtarët që do të shqyrtojnë aktgjykimin ndaj katërshes së UÇK-së
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar Panelin e Apelit që do të shqyrtojë kundërshtimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.Paneli përbëhet nga gjyqtarja franceze Michèle Picard, gjyqtari gjerman Kai Ambos dhe gjyqtarja norvegjeze Nina Jørgensen.Të tre gjyqtarët kanë përvojë në drejtësinë penale ndërkombëtare dhe kanë shërbyer edhe në procedura të tjera pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës. Michèle Picard është gjykatëse e Gjykatës së Apelit në Paris. Ajo ka shërbyer më herët si gjykatëse në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ndërsa ka pasur edhe angazhime në fushën e të drejtave të njeriut në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë dhe vende të tjera.Në Dhomat e Specializuara, Picard ka qenë kryegjykatëse e paneleve të Apelit në çështjet Gucati dhe Haradinaj, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala. Kai Ambos, me shtetësi gjermane, është profesor i së drejtës penale dhe së drejtës penale ndërkombëtare në Universitetin e Göttingenit. Ai ka punuar si avokat mbrojtës dhe konsulent në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.Ambos ka qenë anëtar i Paneleve të Apelit në çështjet Gucati dhe Haradinaj, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala. Ndërsa Nina Jørgensen është profesoreshë e së drejtës publike ndërkombëtare në Universitetin e Southamptonit. Ajo ka përvojë në disa institucione të drejtësisë penale ndërkombëtare, përfshirë Tribunalin për ish-Jugosllavinë, Tribunalin për Ruandën, Gjykatën Speciale për Sierra Leonen dhe Dhomat e Jashtëzakonshme të Gjykatave të Kamboxhias.Edhe Jørgensen ka qenë anëtare e Paneleve të Apelit në çështjet Gucati dhe Haradinaj, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala. Specialja konfirmon gjyqtarët që do të vendosin për apelin e ish-krerëve të UÇK-së, tregon afatet e procedurës Caktimi i këtij paneli vjen pas aktgjykimit të shpallur më 16 shtator 2026 ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, të cilët u dënuan
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.