PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Rita augestad knudsenRita Augestad Knudsen, bashkëshortja e Albin Kurtit, bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez
2 min čitanja
Rita augestad knudsen

Rita Augestad Knudsen, bashkëshortja e Albin Kurtit, bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Instituti Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare (NUPI) ka bërë të ditur se Rita Augestad Knudsen është promovuar në pozitën e profesoreshës kërkimore, pas një dekade angazhimi në këtë institut.Knudsen, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, merret me hulumtime në fushën e sigurisë ndërkombëtare, luftës kundër terrorizmit, rrezikut, çështjeve kibernetike dhe raportit mes politikës dhe së drejtës ndërkombëtare.Sipas njoftimit të NUPI-t, ajo kishte nisur punën në institut në vitin 2016 si hulumtuese e lartë në grupin për Siguri dhe Mbrojtje, ndërsa më 24 shtator 2026 është promovuar në pozitën e Research Professor.Në aplikimin e saj për avancim, Knudsen e kishte organizuar punën kërkimore në tri shtylla kryesore: liria në politikën dhe të drejtën ndërkombëtare, lufta kundër terrorizmit dhe vlerësimi e konceptimi i rrezikut.“Përmes hulumtimeve të mia kam kërkuar të kuptoj konceptet dhe praktikat kyçe në zemër të sigurisë ndërkombëtare, politikës dhe së drejtës, si dhe çfarë nënkuptojnë ato për politikëbërjen dhe teorinë”, ka deklaruar Knudsen.Ajo ka thënë se synon ta vazhdojë punën sidomos në çështjet që ndërlidhen me teknologjinë, sigurinë, lirinë dhe rrezikun, si dhe të kontribuojë në mbështetjen e studiuesve të rinj.Aplikimi i Knudsen është vlerësuar nga një komision ekspertësh i përbërë nga Mona Kanwal Sheikh nga Instituti Danez për Studime Ndërkombëtare, profesoresha Sissel Haugdal Jore nga Universiteti i Stavangerit dhe profesori Johan Eriksson nga Universiteti Södertörn.Komisioni ka konstatuar unanimisht se Knudsen i plotëson kriteret për promovim në pozitën e profesoreshës kërkimore në NUPI.Edhe drejtoresha e NUPI-t, Kari M. Osland, ka vlerësuar punën e saj, duke theksuar se hulumtimet e Knudsen në fushën e lirisë, kundërterrorizmit dhe rrezikut kanë vendosur standard të lartë në institut.NUPI thekson se Knudsen ka drejtuar për rreth dhjetë vjet edhe Konsorciumin për Hulumtime mbi Terrorizmin dhe Krimin Ndërkombëtar, ndërsa puna e saj përfshin edhe

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Instituti Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare (NUPI) ka bërë të ditur se Rita Augestad Knudsen është promovuar në pozitën e profesoreshës kërkimore, pas një dekade angazhimi në këtë institut.Knudsen, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, merret me hulumtime në fushën e sigurisë ndërkombëtare, luftës kundër terrorizmit, rrezikut, çështjeve kibernetike dhe raportit mes politikës dhe së drejtës ndërkombëtare.Sipas njoftimit të NUPI-t, ajo kishte nisur punën në institut në vitin 2016 si hulumtuese e lartë në grupin për Siguri dhe Mbrojtje, ndërsa më 24 shtator 2026 është promovuar në pozitën e Research Professor.Në aplikimin e saj për avancim, Knudsen e kishte organizuar punën kërkimore në tri shtylla kryesore: liria në politikën dhe të drejtën ndërkombëtare, lufta kundër terrorizmit dhe vlerësimi e konceptimi i rrezikut.“Përmes hulumtimeve të mia kam kërkuar të kuptoj konceptet dhe praktikat kyçe në zemër të sigurisë ndërkombëtare, politikës dhe së drejtës, si dhe çfarë nënkuptojnë ato për politikëbërjen dhe teorinë”, ka deklaruar Knudsen.Ajo ka thënë se synon ta vazhdojë punën sidomos në çështjet që ndërlidhen me teknologjinë, sigurinë, lirinë dhe rrezikun, si dhe të kontribuojë në mbështetjen e studiuesve të rinj.Aplikimi i Knudsen është vlerësuar nga një komision ekspertësh i përbërë nga Mona Kanwal Sheikh nga Instituti Danez për Studime Ndërkombëtare, profesoresha Sissel Haugdal Jore nga Universiteti i Stavangerit dhe profesori Johan Eriksson nga Universiteti Södertörn.Komisioni ka konstatuar unanimisht se Knudsen i plotëson kriteret për promovim në pozitën e profesoreshës kërkimore në NUPI.Edhe drejtoresha e NUPI-t, Kari M. Osland, ka vlerësuar punën e saj, duke theksuar se hulumtimet e Knudsen në fushën e lirisë, kundërterrorizmit dhe rrezikut kanë vendosur standard të lartë në institut.NUPI thekson se Knudsen ka drejtuar për rreth dhjetë vjet edhe Konsorciumin për Hulumtime mbi Terrorizmin dhe Krimin Ndërkombëtar, ndërsa puna e saj përfshin edhe

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…