Skip to comments
Događaj u razvoju
Dario amodei

Trump do të presë Zuckerberg, Amodei të Anthropic dhe shefa të gjigantëve të tjerë të Inteligjencës Artificiale

Presidenti amerikan Donald Trump do të zhvillojë një takim të martën me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, dhe drejtues të teknologjisë si CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg, dhe Dario Amodei i Anthropic, për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale (IA), ndërsa shtohen thirrjet për më shumë rregullim të kësaj teknologjie që po zhvillohet me shpejtësi.Në takim pritet të marrin pjesë gjithashtu CEO i Nvidia-s, Jensen Huang, dhe presidenti i OpenAI-t, Greg Brockman, sipas burimeve të ndryshme të njohura me planifikimin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Siç thuhet më tej, takimi do të përqendrohet te gjetja e një ekuilibri midis inovacionit dhe mbikëqyrjes, tha të hënën republikani Johnson, ndërsa shqetësimet se agjentët e IA-s mund të veprojnë jashtë kontrollit dhe të dëmtojnë njerëzit janë vënë në qendër të vëmendjes publike, duke nxitur kërkesat për rregullim. Trump e ka cilësuar si "mashtrim" frikën se IA përbën kërcënim për njerëzimin.Para takimit, Trump do të mbajë një fjalim në një aktivitet për prezantimin e një faqeje të re interneti, America.gov, ku do të jenë të pranishëm drejtues të kompanive të teknologjisë dhe zëvendëspresidenti JD Vance.Lajmi vjen pasi po shtohet presioni ndaj administratës Trump për të ndërmarrë veprime, pasi OpenAI dhe Anthropic raportuan se agjentët e tyre të IA-s kishin dalë jashtë kontrollit dhe kishin hyrë në sistemet e klientëve pa pasur udhëzime për ta bërë këtë. Këto ndërhyrje bënë që studiuesit të paralajmëronin se disa zhvillues të IA-s besojnë se teknologjia mund të vrasë njerëz brenda një dekade, duke nxitur thirrje për veprim si nga ligjvënësit demokratë ashtu edhe nga ata republikanë.Trump i ka minimizuar vazhdimisht shqetësimet rreth IA-s, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së epërsisë konkurruese të Amerikës ndaj Kinës dhe duke e cilësuar Departamentin e Drejtësisë si një mekanizëm mbrojtës ekzistues për IA-n. Johnson e mbështeti këtë qëndrim në një intervistë me Fox Business Network të hënën.Tak

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Trump do të presë Zuckerberg, Amodei të Anthropic dhe shefa të gjigantëve të tjerë të Inteligjencës ArtificialeFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...