Gjykata specialeSpecialja konfirmon gjyqtarët që do të vendosin për apelin e ish-krerëve të UÇK-së, tregon afatet e procedurës
2 min čitanja
Gjykata speciale
Specialja konfirmon gjyqtarët që do të vendosin për apelin e ish-krerëve të UÇK-së, tregon afatet e procedurës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, kanë konfirmuar për Telegrafin përbërjen e Panelit të Apelit që do të shqyrtojë kërkesat e mbrojtjes dhe parashtresat lidhur me apelin ndaj aktgjykimit të Trupit Gjykues në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.Sipas përgjigjes nga zëdhënësja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Angela Griep, Paneli i Apelit përbëhet nga gjyqtarët Michèle Picard, Kai Ambos dhe Nina Jørgensen.“Më 22 shtator, Presidentja e Dhomave të Specializuara, gjyqtarja Ekaterina Trendafilova, caktoi një Panel të Apelit për të vendosur mbi kërkesën e ekipeve të mbrojtjes për zgjatjen e afatit për paraqitjen e njoftimit të apelit, si dhe mbi të gjitha parashtresat nga cilado palë lidhur me një njoftim apeli në lidhje me aktgjykimin e Trupit Gjykues në këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara për Telegrafin.Sipas Speciales, në caktimin e panelit janë marrë parasysh kriteret e përcaktuara në Rregulloren për Caktimin e Gjyqtarëve, përfshirë përvojën dhe ekspertizën relevante, si dhe disponueshmërinë e gjyqtarëve.“Paneli përbëhet nga gjyqtarët Michèle Picard, Kai Ambos dhe Nina Jørgensen”, thuhet në përgjigje. Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales, në mbrojtje të UÇK-së Sa i përket kohëzgjatjes së procedurës së Apelit, Specialja thotë se është ende herët të përcaktohet se sa do të zgjasë procesi, pasi kjo do të varet edhe nga kompleksiteti i rastit.“Është ende herët të thuhet se sa do të zgjasë procedura e apelit, pasi kjo do të varet nga kompleksiteti i rastit”, ka thënë Griep.Megjithatë, ajo ka sqaruar se Rregullorja e Procedurës dhe Provave përcakton afate për disa nga hapat e procesit.“Njoftimi i apelit kundër aktgjykimit të Trupit Gjykues duhet të dorëzohet brenda 30 ditësh nga shpallja e aktgjykimit. Brenda 60 ditësh nga paraqitja e njoftimit të apelit, duhet të dorëzohen parashtresat e apelit, ndërsa pala tjetër mund të përgjigjet brenda 30 ditësh. Ankuesi m
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.