PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Forcat amerikaneForcat amerikane do të largohen nga bazat e fundit në Irak, shtohet frika se Irani do ta shfrytëzojë një gjë të tillë
2 min čitanja
Forcat amerikane

Forcat amerikane do të largohen nga bazat e fundit në Irak, shtohet frika se Irani do ta shfrytëzojë një gjë të tillë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Forcat amerikane pritet të tërhiqen nga bazat e tyre të fundit në Irak, duke lënë pas vendin ku humbën jetën 4,500 nga bashkëluftëtarët e tyre gjatë më shumë se 20 viteve luftë.Dhe largimi i trupave amerikane do të kremtohet si fitore nga Irani dhe aleatët e tij, të cilët tashmë gëzojnë ndikim të madh në këtë vend, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Ekspertët irakianë të sigurisë kanë paralajmëruar se tërheqja mund t'u japë Teheranit dhe aleatëve të tij dorë të lirë, duke rritur njëkohësisht rrezikun e një rikthimi të grupit terrorist "Shteti Islamik".Ky vendim u arrit në vitin 2024 nën presidencën e Joe Biden dhe u zbatua nga administrata e presidentit Donald Trump, edhe pse kjo e fundit po zhvillon luftë kundër Iranit."Irani do të përfitojë në aspektin strategjik nga largimi i koalicionit, sepse kjo eliminon një prani ushtarake që për vite me radhë shërbente si kundërpeshë ndaj ndikimit të Teheranit në Irak", ka thënë Jasim al-Bahadli, një analist irakian i sigurisë.Ai paralajmëroi se milicitë pro-iraniane jo vetëm që do ta paraqisnin largimin si fitore për lëvizjen e tyre, por edhe do të "përpiqeshin ta shndërronin atë vrull në një ndikim më të madh mbi sigurinë dhe vendimmarrjen politike".Forcat e koalicionit hynë në Irak në vitin 2003 dhe luftuan kundër një kryengritjeje shumëvjeçare, përpara se të tërhiqeshin në vitin 2011.Trupat amerikane u rikthyen më pak se tre vjet më vonë për të ndihmuar forcat irakiane të mposhtnin ISIS-in në një luftë të madhe që zgjati nga viti 2014 deri në 2017.Ndonëse largimi përfundimtar i forcave amerikane gëzon mbështetje të gjerë mes irakianëve, disa prej tyre druhen se ky hap është i parakohshëm."Ne besojmë se Iraku ende nuk është plotësisht gati për të marrë përsipër përgjegjësinë e sigurisë në këtë moment", mendon Abdulrahman al-Zobaie, një udhëheqës fisnor sunit në Falluxhah, qytet që dikur ishte bastion i rezistencës anti-amerikane."Të gjithë irakianët aspirojnë për sovranitet të plotë dhe askush nuk e kundërshton

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Forcat amerikane pritet të tërhiqen nga bazat e tyre të fundit në Irak, duke lënë pas vendin ku humbën jetën 4,500 nga bashkëluftëtarët e tyre gjatë më shumë se 20 viteve luftë.Dhe largimi i trupave amerikane do të kremtohet si fitore nga Irani dhe aleatët e tij, të cilët tashmë gëzojnë ndikim të madh në këtë vend, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Ekspertët irakianë të sigurisë kanë paralajmëruar se tërheqja mund t'u japë Teheranit dhe aleatëve të tij dorë të lirë, duke rritur njëkohësisht rrezikun e një rikthimi të grupit terrorist "Shteti Islamik".Ky vendim u arrit në vitin 2024 nën presidencën e Joe Biden dhe u zbatua nga administrata e presidentit Donald Trump, edhe pse kjo e fundit po zhvillon luftë kundër Iranit."Irani do të përfitojë në aspektin strategjik nga largimi i koalicionit, sepse kjo eliminon një prani ushtarake që për vite me radhë shërbente si kundërpeshë ndaj ndikimit të Teheranit në Irak", ka thënë Jasim al-Bahadli, një analist irakian i sigurisë.Ai paralajmëroi se milicitë pro-iraniane jo vetëm që do ta paraqisnin largimin si fitore për lëvizjen e tyre, por edhe do të "përpiqeshin ta shndërronin atë vrull në një ndikim më të madh mbi sigurinë dhe vendimmarrjen politike".Forcat e koalicionit hynë në Irak në vitin 2003 dhe luftuan kundër një kryengritjeje shumëvjeçare, përpara se të tërhiqeshin në vitin 2011.Trupat amerikane u rikthyen më pak se tre vjet më vonë për të ndihmuar forcat irakiane të mposhtnin ISIS-in në një luftë të madhe që zgjati nga viti 2014 deri në 2017.Ndonëse largimi përfundimtar i forcave amerikane gëzon mbështetje të gjerë mes irakianëve, disa prej tyre druhen se ky hap është i parakohshëm."Ne besojmë se Iraku ende nuk është plotësisht gati për të marrë përsipër përgjegjësinë e sigurisë në këtë moment", mendon Abdulrahman al-Zobaie, një udhëheqës fisnor sunit në Falluxhah, qytet që dikur ishte bastion i rezistencës anti-amerikane."Të gjithë irakianët aspirojnë për sovranitet të plotë dhe askush nuk e kundërshton

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…