Skip to comments
Događaj u razvoju
Gëzim sveçla

Sveçla kritikon buxhetin e Prishtinës për vitin 2027

Shefi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka kritikuar projektbuxhetin e kryeqytetit për vitin 2027.Në një deklarim të tij në Kuvendin e Prishtinës, Sveçla ka thënë se gjatë pesë vjetëve të fundit ekzekutivi i Përparim Ramës ka pasur të buxhetuara 227 milionë euro për investime kapitale, duke ngritur pyetjen se çfarë është realizuar me këto mjete.“Për pesë vjet, ekzekutivi i Përparim Ramës i ka pasur të buxhetuara 227 milionë euro për investime kapitale. Çka është investuar me to? Çka ka ndryshuar në Prishtinë me këto 227 milionë euro?”, ka deklaruar Sveçla.Ai ka kritikuar edhe përmbajtjen e buxhetit të propozuar për vitin 2027, duke pretenduar se në të nuk janë paraparë mjete për blerjen e autobusëve të rinj, kamionëve për mbeturina, Unazën e Madhe apo ndonjë rrugë të re. Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin për vitin 2027 Sipas tij, projekti me vlerën më të madhe të përmendur në këtë buxhet është zgjatja e sheshit “Xhorxh Bush” në drejtim të Postës së Re, me vlerë mbi 7 milionë euro.“Në buxhetin e vitit 2027 nuk parashihet asnjë autobus i ri, asnjë kamion i ri për mbeturina, as Unaza e Madhe, as ndonjë rrugë e re. Ndërkohë, projekti më i madh, mbi 7 milionë euro, është zgjatja e sheshit ‘Xhorxh Bush’ deri te Posta e Re”, ka thënë ai.Sveçla ka vlerësuar se buxheti i propozuar nuk u përgjigjet, sipas tij, problemeve që përballen qytetarët e Prishtinës.“Ky buxhet nuk u përgjigjet problemeve të qytetarëve. Prandaj, Lëvizja Vetëvendosje! nuk e mbështet”, ka deklaruar Sveçla. /Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Sveçla kritikon buxhetin e Prishtinës për vitin 2027Foto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...