HungariaDy ish-ministra hungarezë arrestohen nën dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorim të miliona eurove
2 min čitanja
Hungaria
Dy ish-ministra hungarezë arrestohen nën dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorim të miliona eurove
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Dy ish-ministra të qeverive të Viktor Orbánit janë arrestuar në Hungari, nën dyshimet për keqpërdorim të miliona eurove nga fondet publike dhe marrje ryshfeti, vetëm disa orë pasi parlamenti votoi heqjen e imunitetit të tyre.Prokuroria hungareze njoftoi se Balázs Hankó, ish-ministër i Kulturës dhe aktualisht deputet i partisë nacionaliste Fidesz, u mor në paraburgim të hënën në mbrëmje. Ai dyshohet se ka keqpërdorur fonde publike, akuzë që e ka mohuar.Në të njëjtën ditë u arrestua edhe Miklós Seszták, deputet i KDNP-së, aleate e Fidesz-it, i cili ka shërbyer si ministër për Zhvillimin Kombëtar nga viti 2014 deri më 2018. Ai po hetohet për marrje të dyshuar ryshfetesh dhe gjithashtu ka mohuar çdo shkelje.Arrestimet erdhën vetëm disa orë pasi parlamenti hungarez votoi për heqjen e imunitetit parlamentar të të dy ish-ministrave. Në të njëjtën votë u hoq edhe imuniteti i kryeministrit Péter Magyar, i cili vetë kishte kërkuar një masë të tillë për t’iu përgjigjur një çështjeje që e ka cilësuar si “karakterizim politik” ndaj tij.“Dje ishte një ditë e rëndësishme”, tha Magyar, pasi partia e tij Tisza fitoi zgjedhjet e prillit duke premtuar hetimin e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin gjatë 16 viteve të qeverisjes së Orbánit, transmeton Telegrafi.“Për herë të parë pas dekadash gënjeshtrash, miliona hungarezë mund të përjetojnë se çfarë do të thotë ndryshimi real i regjimit dhe barazia para ligjit”, shkroi Magyar në rrjetet sociale, duke shtuar se “Hungaria nuk është më një vend pa pasoja”.Hetimet ndaj Hankó dhe Seszták përbëjnë rastet e para të ngritura ndaj figurave të larta të ish-qeverisë së Orbánit pas ndryshimit politik në Hungari.Prokurorët dyshojnë se Hankó ka mbikëqyrur keqpërdorimin e rreth 17.3 miliardë forintëve, ose afërsisht 47 milionë euro, nga Fondi Kombëtar i Kulturës i Hungarisë. Sipas akuzave, paratë janë kanalizuar drejt artistëve dhe organizatave me lidhje me Fidesz-in, si dhe janë përdorur për financimin e fushatës zgjedhore të vitit 2026.Pak para a
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.