PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Dua lipa“Dua e do protestën, unë e dua Dua Lipën”, Rama nga Brukseli: Ajo është këngëtare, jo Papa
2 min čitanja
Dua lipa

“Dua e do protestën, unë e dua Dua Lipën”, Rama nga Brukseli: Ajo është këngëtare, jo Papa

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për qëndrimin e Dua Lipa-s dhe protestat kundër projektit të zhvillimit dhe ruajtjes së mjedisit në Shqipëri, një temë që ka bërë bujë edhe në mediet botërore derisa ka ngjallur protesta masive në Tiranë tash e një kohë të gjatë. “Dua e do protestën, unë dua Duan”, ka deklaruar ai në Bruksel. Rama tha se nuk e sheh si të domosdoshme zgjedhjen mes zhvillimit dhe konservimit, duke argumentuar se të dyja mund të bashkëjetojnë, raporton Top Channel. Ai foli gjithashtu për reagimet ndaj protestave, angazhimin e qeverisë me protestuesit dhe “pasqyrën inteligjente” që, sipas tij, do të publikojë dokumentet dhe të dhënat për projektin.Pjesë nga intervista: Kur dëgjon Dua Lipën, mund të thoni që është element propagande?!Rama: Ajo është krenare për protestën, unë jam krenar për të. Është ideologji kur thua ose zhvillimi ose konservimi. Duas i pëlqen protesta, unë e dua shumë Duan. Ajo është këngëtare, nuk është Papa. Më pëlqen Papa, por s’jam dakord me çdo gjë që thotë Papa.“10 vjet më parë kishte më shumë gjasë që protestuesit të vriteshin në bulevard ku dalin çdo natë. Më është dashur të jetoj me humbjen e jetëve të personave që dolën në protestë me mua”“Unë vij vetë nga pala e protestuesve, kam rrezikuar jetën realisht për fjalën e lirë. Dhe i thoja vetes: ‘Ti je nga kjo anë, por ata kanë gjithmonë një arsye’. Është tërheqëse të thuash që sa herë protestuesit dalin në rrugë kanë të drejtë dhe qeveria, kur sulmohet, është në gabim. Kjo sagë do përfundojë në mënyrë të shkëlqyer për të dyja kahët. Nëse shkenca thotë që nuk duhet prekur… nuk është betejë personale. Do të publikojmë çdo gjë që kemi dhe pasqyra do përfshijë çdo gjë të re”.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për qëndrimin e Dua Lipa-s dhe protestat kundër projektit të zhvillimit dhe ruajtjes së mjedisit në Shqipëri, një temë që ka bërë bujë edhe në mediet botërore derisa ka ngjallur protesta masive në Tiranë tash e një kohë të gjatë. “Dua e do protestën, unë dua Duan”, ka deklaruar ai në Bruksel. Rama tha se nuk e sheh si të domosdoshme zgjedhjen mes zhvillimit dhe konservimit, duke argumentuar se të dyja mund të bashkëjetojnë, raporton Top Channel. Ai foli gjithashtu për reagimet ndaj protestave, angazhimin e qeverisë me protestuesit dhe “pasqyrën inteligjente” që, sipas tij, do të publikojë dokumentet dhe të dhënat për projektin.Pjesë nga intervista: Kur dëgjon Dua Lipën, mund të thoni që është element propagande?!Rama: Ajo është krenare për protestën, unë jam krenar për të. Është ideologji kur thua ose zhvillimi ose konservimi. Duas i pëlqen protesta, unë e dua shumë Duan. Ajo është këngëtare, nuk është Papa. Më pëlqen Papa, por s’jam dakord me çdo gjë që thotë Papa.“10 vjet më parë kishte më shumë gjasë që protestuesit të vriteshin në bulevard ku dalin çdo natë. Më është dashur të jetoj me humbjen e jetëve të personave që dolën në protestë me mua”“Unë vij vetë nga pala e protestuesve, kam rrezikuar jetën realisht për fjalën e lirë. Dhe i thoja vetes: ‘Ti je nga kjo anë, por ata kanë gjithmonë një arsye’. Është tërheqëse të thuash që sa herë protestuesit dalin në rrugë kanë të drejtë dhe qeveria, kur sulmohet, është në gabim. Kjo sagë do përfundojë në mënyrë të shkëlqyer për të dyja kahët. Nëse shkenca thotë që nuk duhet prekur… nuk është betejë personale. Do të publikojmë çdo gjë që kemi dhe pasqyra do përfshijë çdo gjë të re”.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…