ImigracioniBE-ja shpall pesë hapa për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe dezinformimin
2 min čitanja
Imigracioni
BE-ja shpall pesë hapa për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe dezinformimin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Komisioni Evropian ka përgatitur një plan veprimi me pesë pika për të forcuar menaxhimin e kufijve të jashtëm të BE-së, për të luftuar rrjetet e kontrabandës dhe për të përshpejtuar procedurat e kthimit të migrantëve të parregullt.Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nismat kryesore të planit përfshijnë dixhitalizimin e monitorimit të kufijve, intensifikimin e përpjekjeve për të luftuar dezinformimin dhe vendosjen e masave më të rrepta kundër rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore.Plani propozon zgjerimin e mandatit të Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) për të monitoruar rrjetet sociale, me qëllim përmirësimin e reagimit të saj operacional. Shtetet anëtare duhet t'i përcjellin menjëherë në EUROSUR të dhënat mbi çdo ndryshim në kufij.Po sipas mediave, për të luftuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformimit që nxisin flukset migratore, do të krijohen nisma të veçanta për reagime të harmonizuara (GARRI). Gjithashtu, po zhvillohet një sistem fleksibël për zbatimin e Aktit për Shërbimet Dixhitale (DSA), me qëllim bashkëpunimin me platformat kryesore online, motorët e kërkimit dhe vendet partnere.Plani bën thirrje për miratimin e shpejtë të një regjimi të ri sanksionesh që synon individët e përfshirë në kontrabandën e migrantëve. Njëkohësisht, i kërkohet Parlamentit Evropian të arrijë një qëndrim mbi Direktivën e përditësuar për luftimin e lehtësimit të hyrjes, tranzitit dhe qëndrimit të paautorizuar, si dhe të zgjerojë mandatin e Europol-it.BE-ja pritet të intensifikojë bashkëpunimin me platformat online, bankat dhe ofruesit e pagesave dixhitale për të identifikuar dhe gjurmuar transfertat e paligjshme të parave nga organizatorët e rrugëve të migrimit të paligjshëm. Paralelisht, do të forcohet Qendra Evropiane kundër Kontrabandës së Migrantëve pranë Europol-it.Plani parashikon përdorimin e tregtisë, politikës së vizave dhe ndihmës për zhvillim si mjete presioni për të inkurajuar vendet e origjinës që të ripranojnë shtetasit e
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.