EstoniaMësime nga vija e frontit: Sektori estonez i mbrojtjes vë bast te sistemet e dronëve ushtarakë të lirë, të zgjuar dhe fleksibël
2 min čitanja
Estonia
Mësime nga vija e frontit: Sektori estonez i mbrojtjes vë bast te sistemet e dronëve ushtarakë të lirë, të zgjuar dhe fleksibël
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Me një ushtri relativisht të vogël dhe një fqinj shumë më të madh në kufi, Estonia po kërkon ta ndryshojë ekuilibrin përmes teknologjisë. Vendi anëtar i NATO-s po investon fuqishëm në dronë të lirë, autonomë dhe rezistentë ndaj ndërhyrjeve elektronike, shumë prej të cilëve janë zhvilluar duke përdorur mësimet e nxjerra drejtpërdrejt nga lufta në Ukrainë.Industria estoneze e mbrojtjes po prodhon një gamë gjithnjë e më të gjerë pajisjesh ushtarake, nga dronët dhe sistemet portative të lëshimit deri te sensorët që zbulojnë kërcënimet në ajër.Në një lokacion të paidentifikuar pranë Talinit, kompanitë estoneze demonstruan për Euronews Next disa prej këtyre teknologjive.Kompania KrattWorks tregoi se si një operator i vetëm mund të kontrollojë njëkohësisht një tufë dronësh, secili prej të cilëve mund të mbajë eksplozivë dhe të përdoret kundër objektivave.Qëllimi është i qartë: të rritet ndjeshëm kapaciteti i çdo ushtari në terren, transmeton Telegrafi.“Ushtria estoneze është rreth 40 mijë persona, por kundërshtari është shumë më i madh. Prandaj duhet ta shumëfishojmë numrin e ushtarëve tanë përmes teknologjisë”, tha Karmo Saar, drejtues i shitjeve në KrattWorks.Në Ukrainë, një operator mund të kontrollojë tashmë deri në shtatë dronë të kompanisë në të njëjtën kohë.Por teknologjia nuk mbështetet gjithmonë te një lidhje e vazhdueshme me operatorin. Dronët janë projektuar të vazhdojnë misionin edhe nëse sinjali ndërpritet nga lufta elektronike.“Sistemet që zhvillojmë në Estoni janë plotësisht autonome. Nëse bllokohen dhe lidhja humbet, ato kanë fuqinë kompjuterike në bord dhe e përfundojnë vetë misionin”, shpjegoi Saar.Lufta në Ukrainë është kthyer në një laborator real për këto teknologji. Kompanitë estoneze që furnizojnë Ukrainën marrin vazhdimisht të dhëna nga përdoruesit në terren dhe i përdorin ato për të përmirësuar produktet.Threod Systems, e specializuar në dronë zbulues, ka ndryshuar sistemet e saj pasi ka parë se çfarë ndodh në kushte reale lufte.Një prej problemeve
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.