Skip to comments
Događaj u razvoju
Policia e shtetit

Të shtënat gjatë operacionit antidrogë në Krujë, reagon policia: U qëllua në ajër për të larguar rrezikun nga kafshët

Policia e Tiranës ka dalë me një reagim lidhur me raportimet për të shtëna me armë në një operacion antidrogë të regjistruar këtë të martë në Krujë. Policia bën me dije se një punonjës policie për të larguar rrezikun nga kafshët e egra të pyllit, ka qëlluar në ajër me armë zjarri.Sipas policisë, në mungesë të valëve telefonike ka qenë i pamundur komunikimi me grupet e tjera të kontrollit dhe fillimisht është dyshuar se është qëlluar nga ndonjë person. Operacioni mësohet se u zhvillua me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit në Krujë ku u konstatuan dhe asgjësuan rreth 300 bimë kanabis.Njoftimi i plotë:Strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po ushtrojnë kontrolle në territorin e rrethit Krujë.Shërbimet e Policisë ishin ndarë në disa grupe, në zona të ndryshme.Rreth orës 11:30, një punonjës policie, pjesë e një grupi kontrolli, në një zonë të pyllëzuar malore të Njësisë Administrative Cudhi, për të larguar rrezikun nga kafshët e egra të pyllit, ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Në mungesë të valëve telefonike ka qenë i pamundur komunikimi me grupet e tjera të kontrollit dhe fillimisht, nga grupet e tjera, kur kanë dëgjuar të shtënat, është dyshuar se është qëlluar nga ndonjë person.Me sqarimin e rastit dhe kryerjen e dokumentimit ligjor të rastit, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Deri në këto momente, janë konstatuar dhe asgjësuar rreth 300 bimë kanabis. /euronews/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Të shtënat gjatë operacionit antidrogë në Krujë, reagon policia: U qëllua në ajër për të larguar rrezikun nga kafshëtFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Policia e Tiranës ka dalë me një reagim lidhur me raportimet për të shtëna me armë në një operacion antidrogë të regjistruar këtë të martë në Krujë. Policia bën me dije se një punonjës policie për të larguar rrezikun nga kafshët e egra të pyllit, ka qëlluar në ajër me armë zjarri.Sipas policisë, në mungesë të valëve telefonike ka qenë i pamundur komunikimi me grupet e tjera të kontrollit dhe fillimisht është dyshuar se është qëlluar nga ndonjë person. Operacioni mësohet se u zhvillua me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit në Krujë ku u konstatuan dhe asgjësuan rreth 300 bimë kanabis.Njoftimi i plotë:Strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po ushtrojnë kontrolle në territorin e rrethit Krujë.Shërbimet e Policisë ishin ndarë në disa grupe, në zona të ndryshme.Rreth orës 11:30, një punonjës policie, pjesë e një grupi kontrolli, në një zonë të pyllëzuar malore të Njësisë Administrative Cudhi, për të larguar rrezikun nga kafshët e egra të pyllit, ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Në mungesë të valëve telefonike ka qenë i pamundur komunikimi me grupet e tjera të kontrollit dhe fillimisht, nga grupet e tjera, kur kanë dëgjuar të shtënat, është dyshuar se është qëlluar nga ndonjë person.Me sqarimin e rastit dhe kryerjen e dokumentimit ligjor të rastit, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Deri në këto momente, janë konstatuar dhe asgjësuar rreth 300 bimë kanabis. /euronews/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...