FrancaNxënësit përplasen me policinë në Francë, protestat për kushtet në shkolla përhapen në gjithë vendin
2 min čitanja
Franca
Nxënësit përplasen me policinë në Francë, protestat për kushtet në shkolla përhapen në gjithë vendin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Protestat e nxënësve në Francë janë përshkallëzuar, me përplasje mes të rinjve dhe policisë në disa qytete, ndërsa bllokadat e shkollave të mesme po përhapen në të gjithë vendin.Në Lille, në veri të Francës, nxënës të maskuar dogjën kosha mbeturinash dhe hodhën shishe, gurë dhe objekte të tjera drejt policisë, e cila përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.Protesta dhe incidente të ngjashme u raportuan edhe në Nantes, Paris, Rennes, Marseille, Bordeaux dhe Lyon, transmeton Telegrafi.Në disa raste, nxënësit vendosën dhjetëra kosha mbeturinash përpara hyrjeve të shkollave, duke penguar hyrjen e nxënësve dhe stafit. Në Paris, rreth 30 nxënës u përballën me një grup policësh pranë shkollës Arago.Në shkollën Lamartine në Paris, rreth 80 nxënës u mblodhën me pankarta ku shkruhej: “Më shumë orë mësimi se gjumë” dhe “Nga ora 08:00 deri në 18:00, jemi nxënës apo të arrestuar?”. Ndërsa në shkollën e mesme Bréquigny në Rennes, rreth 100 nxënës hodhën objekte drejt ndërtesës, sipas një gazetari të AFP-së.Protestat nisën javën e kaluar në rajonin Île-de-France, rreth Parisit, dhe fillimisht u përqendruan te kushtet në shkolla. Nxënësit ankohen për klasa të mbipopulluara, mungesë mësuesish, orare të ngarkuara dhe temperatura të larta në ambiente, veçanërisht pas valëve të fundit të të nxehtit.Autoritetet arsimore raportuan të martën bllokada në rreth 10 shkolla vetëm në rajonin e Parisit, ndërsa lëvizja tashmë është përhapur edhe në qytete të tjera.Një nxënëse 17-vjeçare në shkollën Lamartine tha se të rinjtë janë të zemëruar për mungesën e burimeve, klasat e nxehta dhe oraret e mbingarkuara. “Jemi gjithashtu këtu për të mbështetur mësuesit tanë, të cilët kanë një ngarkesë të jashtëzakonshme pune në raport me atë që paguhen”, tha ajo.Në të njëjtën kohë, protestat e nxënësve janë bashkuar me një valë më të gjerë demonstratash dhe grevash në Francë kundër projektbuxhetit të qeverisë së kryeministrit Sébastien Lecornu, aleat i presidentit Emmanuel Macron.Dhjetëra mijëra pers
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.