Nga: George Orwell Përktheu: Granit ZelaPara pak kohësh një botues më kërkoi të shkruaja hyrjen e ribotimit të njërit prej romaneve të Leonard Merrickut. Kjo shtëpi botuese, me sa duket, do të ribotojë një seri të gjatë romanesh të dorës së dytë, pjesërisht të harruar të shekullit njëzet. Për këto kohë pa libra, shërbimi është i vyer dhe sikur e paskam zili personin, detyra e të cilit do të jetë të gërmojë nëpër kuti treqindarkëshe në gjurmim të kopjeve të librave të parapëlqyer të fëmijërisë.Lloji i librit që shkruhet shumë rrallë sot, por i cili lulëzoi me shumë sukses në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillim të shekullit të njëzetë, është ai që Çestertoni e quan “libri i keq, i mirë”, që do të thotë, lloji i librit që nuk ka pretendime letrare, por që mbetet i lexuar edhe pasi zhduken botime më serioze. Libra qartazi të shquar të kësaj linje janë tregimet e Rafëllsit dhe Sherlok Holmsit, të cilët e kanë ruajtur pozicionin e tyre, kur të panumërtit “romane të problemeve shoqërore”, “dëshmive njerëzore” dhe “parashikimeve të tmerrshme” të kësaj apo asaj gjëje, zhyten në harresë. (Cili është zvjerdhur më pak, Conan Doyle apo George Meredith?) Pothuaj në të njëjtën kategori me ta unë përfshijë edhe tregimet më të hershme të R. Austin Freemanit, “Eshtra këngëtare”, “Syri i Osirisë” dhe të tjerë – Max Carrados të Ernest Bramahut dhe, po e ul pak stekën, trillerin tibetian të Guy Boothbyit, Dr. Nikola, version për çunakë i “Udhëtime në Tartar” i Hucit, i cili vizitën e vërtetë në Azinë Qendrore do ta bënte të dukej një zhgënjim mjerues.Por përveç trillerave, kishte edhe disa shkrimtarë të vegjël humoristikë të kësaj kohe. Për shembull, Pett Ridge – veçse e pranoi që librat e tij më të gjatë nuk janë më të lexueshëm – E. Nesbit (Kërkuesit e thesarit), George Birmingham, i cili ishte i mirë për aq kohë sa ndenji larg politikës, Binsteadi pornografik dhe, nëse do t’i përfshija edhe librat amerikanë, Tregimet e Penrodit nga Booth Tarkington. Një shkallë më lart se
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.