PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjykata supremeSupremja shfuqizon kriterin që lejonte specializimin në Biokimi Klinike për të diplomuarit në Farmaci
2 min čitanja
Gjykata supreme

Supremja shfuqizon kriterin që lejonte specializimin në Biokimi Klinike për të diplomuarit në Farmaci

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kolegji i Gjykatës Supreme ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e Shoqatës së Biokimistëve Klinikë të Kosovës, të paraqitur kundër Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), duke shpallur të paligjshme dhe shfuqizuar pikën C të Shtojcës 2 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2026 për Shkollimin Specialistik, me të cilën lejohej specializimi në Biokimi Klinike për të diplomuarit në Farmaci.Shoqata e Biokimistëve Klinikë të Kosovës kishte parashtruar padi administrative në Gjykatën Supreme, kundër Ministrisë së Shëndetësisë, duke kundërshtuar dispozitën e Udhëzimit Administrativ nr. 02/2026, përmes së cilës ishin ndryshuar kriteret për specializim në Biokimi Klinike dhe ishte mundësuar aplikimi për këtë specializim edhe për kandidatët që kanë përfunduar Masterin në Farmaci, raporton “Betimi për Drejtësi“.Supremja njofton se pas shqyrtimit të padisë, përgjigjes në padi, deklarimeve të palëve, provave të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor publik, si dhe analizimit të dispozitave kushtetuese, ligjore dhe nënligjore relevante, kjo Gjykatë ka vlerësuar se kërkesëpadia e paditëses është e themeltë.“Pika C e Shtojcës 2 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2026 përcaktonte fushat në të cilat mund të specializojnë personat që kanë përfunduar Masterin në Farmaci ndërkohë që Gjykata ka vlerësuar se përfshirja e Biokimisë Klinike në këtë listë është e papranueshme dhe se dispozita përkatëse duhet të shfuqizohet”, thuhet në njoftim.Në këtë vlerësim, Gjykata ka krahasuar përmbajtjen akademike dhe profesionale të Farmacisë dhe Biokimisë Klinike dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për dy drejtime me objektiva studimi, kompetenca profesionale dhe profile profesionale të dallueshme.“Farmacia është e orientuar kryesisht drejt barnave, produkteve medicinale dhe përdorimit të tyre, ndërsa Biokimia Klinike është e orientuar në analizat laboratorike dhe në mbështetjen laboratorike të procesit diagnostik. Për rrjedhojë, të dyja fushat kanë objektiva të ndryshme të formimit, përmbajtje të ndryshme të

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kolegji i Gjykatës Supreme ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e Shoqatës së Biokimistëve Klinikë të Kosovës, të paraqitur kundër Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), duke shpallur të paligjshme dhe shfuqizuar pikën C të Shtojcës 2 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2026 për Shkollimin Specialistik, me të cilën lejohej specializimi në Biokimi Klinike për të diplomuarit në Farmaci.Shoqata e Biokimistëve Klinikë të Kosovës kishte parashtruar padi administrative në Gjykatën Supreme, kundër Ministrisë së Shëndetësisë, duke kundërshtuar dispozitën e Udhëzimit Administrativ nr. 02/2026, përmes së cilës ishin ndryshuar kriteret për specializim në Biokimi Klinike dhe ishte mundësuar aplikimi për këtë specializim edhe për kandidatët që kanë përfunduar Masterin në Farmaci, raporton “Betimi për Drejtësi“.Supremja njofton se pas shqyrtimit të padisë, përgjigjes në padi, deklarimeve të palëve, provave të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor publik, si dhe analizimit të dispozitave kushtetuese, ligjore dhe nënligjore relevante, kjo Gjykatë ka vlerësuar se kërkesëpadia e paditëses është e themeltë.“Pika C e Shtojcës 2 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2026 përcaktonte fushat në të cilat mund të specializojnë personat që kanë përfunduar Masterin në Farmaci ndërkohë që Gjykata ka vlerësuar se përfshirja e Biokimisë Klinike në këtë listë është e papranueshme dhe se dispozita përkatëse duhet të shfuqizohet”, thuhet në njoftim.Në këtë vlerësim, Gjykata ka krahasuar përmbajtjen akademike dhe profesionale të Farmacisë dhe Biokimisë Klinike dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për dy drejtime me objektiva studimi, kompetenca profesionale dhe profile profesionale të dallueshme.“Farmacia është e orientuar kryesisht drejt barnave, produkteve medicinale dhe përdorimit të tyre, ndërsa Biokimia Klinike është e orientuar në analizat laboratorike dhe në mbështetjen laboratorike të procesit diagnostik. Për rrjedhojë, të dyja fushat kanë objektiva të ndryshme të formimit, përmbajtje të ndryshme të

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…