Mark rutteNATO: Rusia nuk po arrin të ndalë mbështetjen për Ukrainën – Estonia e akuzon Moskën për sabotazh
2 min čitanja
Mark rutte
NATO: Rusia nuk po arrin të ndalë mbështetjen për Ukrainën – Estonia e akuzon Moskën për sabotazh
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
NATO u ka bërë thirrje vendeve evropiane të ruajnë qetësinë përballë fushatës së sabotazhit dhe veprimeve hibride që i atribuohen Rusisë, ndërsa Estonia e ka akuzuar Moskën për organizimin e një sulmi me zjarr ndaj një kompanie të industrisë së mbrojtjes.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të martën se aktivitetet ruse synojnë të dobësojnë vendosmërinë e aleatëve dhe mbështetjen e tyre për Ukrainën, por sipas tij Moska nuk po ia arrin këtij qëllimi.“Rusia po përpiqet të dobësojë vendosmërinë tonë dhe të ndalë mbështetjen për Ukrainën. Por Rusia po dështon”, tha Rutte, duke shtuar se aleatët duhet të “qëndrojnë të qetë, të vazhdojnë dhe të mbështesin Ukrainën”.Rutte pranoi se aktivitetet ruse mund të kenë ndikim dhe në disa raste kanë shkaktuar pasoja, por paralajmëroi se vendet e NATO-s nuk duhet të bien në atë që ai e përshkroi si një përpjekje për të krijuar frikë dhe përçarje.“Ne nuk duhet të jemi naivë përballë Rusisë, por ata e dinë se ne jemi më të fortë”, tha ai, transmeton Telegrafi.Deklaratat e Rutte vijnë pasi Estonia e akuzoi zyrtarisht Rusinë për një sulm zjarrvënës ndaj ambienteve të kompanisë së mbrojtjes Milrem Robotics në Tallinn, në gusht.Ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, tha se hetimet kanë arritur në përfundimin se sulmi ishte një akt sabotazhi i urdhëruar nga shërbimet speciale ruse. Sipas tij, autorët janë arrestuar dhe nuk përbëjnë më kërcënim, ndërsa Estonia ka thirrur edhe ambasadorin rus.Tsahkna e cilësoi incidentin pjesë të një fushate më të gjerë ruse në Evropë, që sipas tij synon të frikësojë vendet evropiane dhe të dobësojë mbështetjen e tyre për Ukrainën.Estonia, e cila është anëtare e BE-së dhe NATO-s në krahun lindor të Aleancës, ka akuzuar më herët Moskën për një sërë veprimesh të ashtuquajtura hibride, përfshirë sabotazhe, ndërhyrje dhe incidente në hapësirën ajrore.Në muajt e fundit, vende të ndryshme evropiane kanë raportuar gjithashtu incidente me dronë, sulme të dyshuara sabotazhi dhe ndërhyrje të tjera
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.