Foto: TelegrafiIz objave izvora
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dëshmuar, të martën, dëshmitarja nga pala e dëmtuar, Milena Pashpereviq, për dëmet e shkaktuara në shtëpinë e saj nga sulmi ndaj kanalit të Iber Lepencit, më 29 nëntor 2024 në Varagë të Zubin Potok.Ajo tha se atë natë, në momentin e shpërthimit, i është dridhur shtëpia, themeli i shtëpisë ka lëvizur e madje ka pasur edhe dëme të tjera materiale.“Kam qenë e shtrirë në shtëpinë time, nuk ka qenë askush në shtëpi. Nuk mund ta saktësoj kohën, por me kujtohet detonim shumë i madh, mendoj që ka qenë errësirë. Kur kam dal dhe kam pa që një sasi e madhe e ujit vinte drejt shtëpisë sime, veturat janë ardhur shkak i ujit. Shtëpia ime ndodhet përfundi rrugës magjistrale, ndërsa ngjarja ka ndodhur mbi rrugën magjistrale. Detonimi ka qenë i madh, është shkundur shtëpia, themeli ka lëvizur si dhe qynga e shporetit ka dal nga vendi dhe në ato momente kam menduar mos është ndonjë tërmet. Kam dal në dritare të shoh se çka ka ndodhur, pasi qe kam dëgjuar eksplozivin, kam parë ujin shumë sasi të madhe, sepse ajo ndodhet ne afërsi të shtëpisë sime, kam thirr nenën në telefon kam kërkuar ndihmë që të vij dhe të shoh se çka po ndodh”, tha ajo.E pyetur nga prokurori special, Bekim Kodraliu se a ka qenë e frikësuar, e njëjta tregoi frikën që ka pasur. “Po shumë, sepse kam qenë vetëm në shtëpi”, tha ajo.Dëshmitarja tha se ka pasur dëme edhe në stallë, por edhe në tokë bujqësore.“Ekzistojnë edhe fotografitë. Nuk mund ta di saktë sa ka qenë dëmtimi, mirëpo ne kemi pasur edhe stalla të cilët janë dëmtuar, jemi marrë edhe me bujqësi është dëmtuar edhe toka bujqësore. Ne në ato momente kemi kërkuar ndihmë, vetëm kryetari i komunës na ka ndihmuar me shumë të hollash prej 1 mijë e 300 euro. Nuk është që na është kompensuar dëmi, por në ato momente na ka ndihmuar”, tha ajo.E pyetur se a kërkon t’i kompensohet dëmi nga personat që dyshohet se kanë kryer veprën penale, ajo tha “jo”.Pas përfundimit të dëshmisë se saj, Millosh Deloviq, avokati i të pandehurit Drag
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.